Ditët e arsimimit mediatik 2019

 

Nën organizim të Rrjetit për arsimim mediatik, nga 22 tetori deri më 15 nëntor 2019 do të mbahen Ditët e arsimimit mediatik. Në këtë mënyrë, vendi ynë përfshihet në shënimin e javës së tetë Globale të informimit dhe arsimimit mediatik të UNESCO-s e cila do të zhvillohet nga 24 deri më 31 tetor. Gjatë 4 javëve, qytetarët maqedonas do të kenë mundësinë të marrin pjesë në tridhjetë punëtori, debate, vebinare, ditë të hapura dhe ngjarje të tjera të përqendruara në aspekte të ndryshme të arsimimit mediatik.

Ditët e Arsmimit mediatik që do të mbahen nën moton: „NDALO, MENDO, KONTROLLO!“, kanë përqëllim ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e arsimimit mediatik, të njoftohen grupe të ndryshme qytetarësh të grupmoshave të ndryshme, kështu që do tu mundësohet që fëmijët, të rinjtë, të riturit dhe penzionerët të  përfitojnë aftësi për arsimimin mediatik, të sigurohet platformë për bashkëpunim, shkëmbimim e përvojave dhe zhvillimi i projektëve të mbajtura për arsimim mediatik ndërmjet profesionistëve të cilët vijnë nga lëmi të ndyshme të shoqërisë për shpërndarjen: publike, private, shtetërore, qeveritare, joqeveritare, organizime, individuale dhe mediume nga Shkupi, por edhe nga qytete të tjera të vendit.

Programa e Ditëve të arsimimit mediatik

22.10.2019 (11:00 – 12:00) Konferencë për shtyp me të gjithë pjesëmarësit, Vendi: Pres qendra e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

24.10.2019 (14:00 – 14:30) Video-diskutim: „Luftë me dezinformata- realitet ose premtime boshe?“, Vendi: Studio e Radio MOF – Shkup, organizuar nga Forumi i Edukimit Rinor

25.10.2019 (11:00 – 13:00) Seanc e hapur e Komisionit për ankesa në Këshillin për etikë në media, Vendi: ASHMA, nën organizim të Këshillit për etikë në Media

29.10.2019 (09:00 – 12:00) Punëtoria për identifikimin e lajmeve të rreme dhe keqinformimit me gratë, Vendi: Holiday Inn – Shkup, organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit

(11:00 – 13:00) Debat: Vetë-rregullimi në media – situata, sfida dhe mundësi, Vendi: Tetovë, organizuar nga Këshilli për Etikën në Media 

(13:00 – 16:00) Punëtori për njohjen e lajmeve të rreme dhe dezinformata me pensionistët, Vendi: Holiday Inn – Shkup, organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit

30.10.2019 (11:00 – 16:00) Trajnim i hapur me përfaqësuesit e shoqërisë civile, Vendi: Qendra e resurseve Qytetare – Shkup, e organizuar nga Metamorfozis dhe EuroTink

Ditë mediatike për nxënësit e shkollave të mesme, Vendi: Media në Shkup, Strumicë, Kumanovë dhe Manastir, organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit

31.10.2019 dhe 01.11.2019 (10:30 – 12:00 и 12:30 – 14:00) Ditë e hapur në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Vendi: ASHMA, organizuar nga ASHMA-ja

04.11.2019 (12:00 – 14:00) Prezantim i  „ Raporti nga monitorimi: Bilanci Gjinor në Raportimin e Mediave në vend  “, Vendi: ASHMA, organizuar nga IQF Antiko

05.11.2019  Punëtori me shkollat e mesme, Vendi: SUGS„Georgi Dimitrov“ – Shkup, organizuar nga  Vlera për njohuri Evropiane

(19:30) Dhënia e shpërblimit „Media promovues i gazetarisë si e mirë publike – Roberto Beliçanec“, Vendi: Salla Publike – Shkup, e organizuar nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave

06 и 12.11.2019 (09:30 – 12:30) Punëtori për identifikimin e lajmeve të rremë dhe dezinformata me nxënësit e shkollave të mesme, Vendi: SETU “Mihajlo Pupin” – Shkup, organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimt

13.11.2019 (11:00 – 13:00) Ngjarjet lokale me subgrantistët nga projekti „Kri Tink“, Vendi: 8 qytete, të organizuar nga Metamorfozis dhe EuroTink

(13:00 – 15:00) Tryezë e rrumbullakët: “Sfidat për gazetarët e rinj në epokën e keqinformimit”, Vendi: Klubi i Gazetarëve – Shkup, i organizuar nga Forumi i Edukimit Rinor

14.11.2019 (09:30-16:00) Konferencë: Ditët e Arsimimit mediatik 2019, dita e parë, Vendi: Hapësirat e ASHMA-së – Shkup, Rezultate nga hulumtimi për nivelin e  arsimimit mediatik tek të rinjtë (16+), nën organizim të ASHMA-së dhe OSBE-së, mendim kritik dhe adaptimi i informimit tek të rinjtë, organizuar nga Metamorfozis dhe EvoTink,  Debatë „Eja në kafe direkt“: „Të rinjtë dhe konsumerizmi “, organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit, Punëtori për arsimim mediatik me të rinjë politik, organizuar nga Instituti Ohri.

15.11.2019 (09:30-16:00) Konferencë: Ditët e arsimimit mediatik 2019 dita e dytë, Vendi: Hapsirat e ASHMA-së – Shkup, Takim me rrjetin e arsimimit mediatik, panel diskutim, organizuar nga Insituti Maqedonas për media, Panair i arsimimit mediatik, Panel diskutim, organizuar nga Metamorfozis dhe EuroTink dhe Koordinimi i donatorëve

Vebinare:

24.10.2019 (11:00 – 13:00) Siguria në internet, e organizuar nga Metamorfozis dhe EuroTink

29.10.2019 (11:00 – 13:00) Luftimi i gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, organizuar nga Metamorphosis dhe EuroTink

31.10.2019 (11:00 – 12:00) Kontrolloni, dhe pastaj publikoni,  organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit

08.11.2019 (11:00 – 12:00) Algoritmet pas lajmit, organizuara nga Instituti për Studime të Komunikimit

Në realizim të Ditëve të arsimimit mediatik në mënyrë aktive u kyçën këta anëtare të Rrjetit të arsimimit mediatik: Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Instituti i Medias në Maqedoni, Shkolla e Lartë e Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun, Instituti i Studimeve të Komunikimit, Kondu Global, Këshilli i Etikës së Mediave në Maqedoni, EuroTink, Fondacioni Metamorfozis, Instituti Ohri, Forumi i Edukimit Rinor, Vlera e njohurive Evropiane, Ball për ball dhe radiodifuzioni publik Radiotelevizioni i Maqedonisë, si dhe Sindikati i pavarur i gazetarëve dhe punëtorëve mediatik dhe Iniciativa qytetare e femres Antiko.

* Promovimi i rrjetit u bë më datë 27 prill 2017, aktualisht posedon 53 anëtarë edhe atë institucione publike dhe ministri, organizata qytetare, institucione arsimore dhe media, dhe vazhdimisht i hapur për anëtarët e rinj.  Përveç forcimit të qytetarëve, një aspekt i rëndësishëm i ditëve të arsimimit mediatik është forcimi i Rrjetit, nëpërmjet strukturimit të sajë dhe mënyrës e cila do të mundësojë dinamikë më të madhe të ndërveprimeve, njëkohësisht duke i ruajtur parimet e demokracisë dhe barazisë sipas së cilës funksionon ajo, si dhe duke përmirësuar dukshmërinë e projekteve të anëtarëve të saj.