Shkup, 22.10.2019 – Nën moton „Ndalo, Mendo, Kontrollo!“ duke filluar nga sot, deri më 15 nëntor, nën organizim të Rrjetit për arsimim mediatik mbahen Ditët e arsimimit mediatik. Në këtë mënyrë, vendi ynë përfshihet në shënimin e javës së tetë Globale të informimit dhe arsimimit mediatik të UNESCO-s.
Gjatë 4 javëve, qytetarët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në tridhjetë punëtori, debate, vebinare, ditë të hapura dhe ngjarje të tjera të përqendruara në aspekte të ndryshme të arsimimit mediatik. Qëllimi i Ditëve të arsimimit mediatik mestjerash është ngritja e vetëdijes publike për rëndësinë e arsimimit mediatik, të njoftohen grupe të ndryshme qytetarësh të grupmoshave të ndryshme (fëmijët, të rinjtë, të riturit dhe penzionerët) të përfitojnë aftësi për arsimimin mediatik, të sigurohet platformë për bashkëpunim, shkëmbimim e përvojave dhe zhvillimi i projektëve të mbajtura për arsimim mediatik.