Nën organizim të Rrjetit për arsimim mediatik, nga 22 tetori deri më 15 nëntor 2019 do të mbahen Ditët e arsimimit mediatik. Në këtë mënyrë, vendi ynë përfshihet në shënimin e javës së tetë Globale të informimit dhe arsimimit mediatik të UNESCO-s e cila do të zhvillohet nga 24 deri më 31 tetor. Gjatë 4 javëve, qytetarët maqedonas do të kenë mundësinë të marrin pjesë në tridhjetë punëtori, debate, vebinare, ditë të hapura dhe ngjarje të tjera të përqendruara në aspekte të ndryshme të arsimimit mediatik.
Ditët e Arsmimit mediatik që do të mbahen nën moton: „NDALO, MENDO, KONTROLLO!“, kanë përqëllim ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e arsimimit mediatik, të njoftohen grupe të ndryshme qytetarësh të grupmoshave të ndryshme, kështu që do tu mundësohet që fëmijët, të rinjtë, të riturit dhe penzionerët të përfitojnë aftësi për arsimimin mediatik, të sigurohet platformë për bashkëpunim, shkëmbimim e përvojave dhe zhvillimi i projektëve të mbajtura për arsimim mediatik ndërmjet profesionistëve të cilët vijnë nga lëmi të ndyshme të shoqërisë për shpërndarjen: publike, private, shtetërore, qeveritare, joqeveritare, organizime, individuale dhe mediume nga Shkupi, por edhe nga qytete të tjera të vendit.