U promovua Rrjeti për arsimim mediatik në Republikën e Maqedonisë

Shkup, 27.04.2017. – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, sot, solemnisht e promovoi Rrjetin për arsimim mediatik në Republikën e Maqedonisë, qëllimi i së cilës është avancimi i bashkëpunimit ndërmjet faktorëve të ndryshëm në shoqërinë e Maqedonisë që krijojnë dhe zbatojnë politika si dhe realizojnë aktivitete dhe projekte në sferën e arsimimit mediatik.

za-na-webRrjeti ka 35 themelues – institucione arsimore, organizata qytetare , mediume dhe institucione shtetërore, në mesin e të cilave janë edhe dy ministri – Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Rrjeti është i hapur edhe për anëtarët e rinj, të cilët mund të anëtarësohen duke plotësuar dhe dorëzuar Fletëparaqitje.

Duke folur për arsyet e formimit të Rrjetit, drejtori i Agjencisë d-r Zoran Trajçevski, theksoi se duke përcjellë iniciativat e deritanishme është konstatuar se subjektet e përfshira jo rrallë herë flasin për nevojën e forcimit të bashkëpunimit për të arritur rezultate më të mira, vetë qëndrueshmëri të projekteve që janë zbatuar deri më tani si dhe një vazhdimësi të aktiviteteve.

Përkrahje për formimin e Rrjetit të arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë, shprehu edhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, z.Samuel Zhbogar, i cili potencoi se arsimimi mediatik ka rëndësi të veçantë për një demokraci të shëndoshë si dhe për liritë dheSlika1 27.04.2017 pluralizmin mediatik, si dhe se arsimimi mediatik është ndërthurur me zhvillimin e mendimit kritik të qytetarëve dhe aftësisë së tyre për të qenë në rrjedhë me ndryshimet teknologjike si dhe ato brenda shoqërisë. Obligimet e të gjithë faktorëve që kanë aderuar në Rrjet, janë definuar me një akt të veçantë për formimin e Rrjetit. Informatat për aktivitete dhe risitë do të publikohen në buletine tremujore të cilat do të distribuohen në formë elektronike, si dhe përmes ueb faqes, kushtuar arsimimit mediatik dhe përmes rrjeteve sociale. Rrjeti do të insistojë që të jetë aktiv edhe në nivel ndërkombëtar, kurse sipas mundësisë, risitë do të publikohen edhe në edicionet e organizatave ndërkombëtare.

Në këtë ngjarje u paralajmërua edhe projekti i parë i Rrjetit, i cili është në rrjedhë dhe do të përfshijë përgatitjen e një DVD me materiale dhe informata për arsimimin mediatik, të dedikuar për shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë. Materialet për DVD-në janë siguruar nga më shumë anëtare të Rrjetit, kurse distribucioni i tyre nëpër shkolla do të pasojë pas marrjes së pëlqimit nga ana e Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe Ministrisë së Arsimit. Në ndërkohë, Agjencia shtypi një fletushkë me informata për arsimimin mediatik, që do të distribuohet së bashku me DVD-në, ndërsa do të shpërndahet edhe deri te opinioni më i gjerë si një prej aktiviteteve të Agjencisë për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me rëndësinë e arsimimit mediatik.

Anëtare të reja

Nga data 31 janr 2020,  anëtare e rjetit është Institui për udhëhejqe të mirë dhe perspektivë euro-atlantike-Shkup 

Nga data 18 dhjetor 2019,  anëtare e rrjetit është shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi ESE

Nga data 13 dhjetor 2019,  anëtare e rrjetit është Shoqata për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve Rom – Progres

Nga data 12 nëntor 2019,  anëtare e rrjetit është TV KANAL VIS nga Strumica

Nga data 18 tetor 2019,  anëtare e rrjetit është MCMS Qendra Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar

Nga data 30 tetor 2019,  anëtare e rrjetit është IMPETUS Qendra për zhvillim, internet dhe menaxhim i mirë – Shkup 

Nga data 22 tetor 2019,  anëtare e rrjetit është Gjimnazi i parë në shkup Josip Broz Tito

Nga data 3 tetor 2019, anëtare e rrjetit është portali MKD.mk

Nga 6 Shtator 2019, anëtare e rrjetit është Radiotelevizioni i Maqedonisë

Nga 5 shtatori 2019, anëtare e rrjetit është Vlera e Dijes Europiane – VDE

Më 29 korrik 2019, në rrjet u anëtarësua АЕК

Më 07 qershor 2019, në rrjet u anëtarësua 3G Media Plus Shtip

Më 07 qershor 2019, në rrjet u anëtarësua Kanal 77

Më 27 shkurtit 2019, në rrjet u anëtarësua Studime Sociologjike, Politike dhe Juridike është në rrjet

Më 25 dhjetor 2018, në rrjet u anëtarësua Shoqata e qytetarëve Forumimi për rsimimin e të rinjëve

Më 17 dhjetor 2018, në rrjet u anëtarësua Shoqata e qytetarëve për persona me disfunkcion, hendikep, sëmundje të rralla dhe nevoja të veçanta NA JEPNI KRAHË – Shkup  

Më 17 dhjetor 2018, në rrjet u anëtarësua QENDRA E RESURSEVE të prindërve me fëmijë me nevoja të veçnta

Më 17 dhjetor 2018, në rrjet u anëtarësua Instituti për strategji ekonomike dhe mardhënie ndërkombëtare OHËR

Më 14 dhjetor 2018, në rrjet u anëtarësua SHTR 1 TV SHPKNJP 

Më 10 dhjetor 2018, në rrjet u anëtarësua Shoqata Diverziti Media, Shkup 

Më 2 nëntor 2018, në rrjet u anëtarësua Shoqata për arsimim qytetar dhe shoqëri civile GANIMED Manastir

Në qershor të vitit 2018, pushoi anëtarësimi i Radio Slobodna Makedonija, pasi që ju hoq leja e emetimit“

Më 12 qershor 2018, në Rrjetin u anëtarësua Shoqata për aktivizëm qytetar Forumi 16 nga Manastiri

Më 4 qershor 2018, në Rrjet u anëtarësua edhe Shoqata për avancimin dhe mbrojtjen e punëtorëve PUNËTOR I DENJË nga Prilepi  

Më 25 janar 2018, në Rrjet u anëtarësia edhe Shoqata për zhvillim edukativ EKVALIS – Shkup

Më 26 tetor 2017, Rrjetit për arsimim mediatik në Republikën e Maqedonisë ju shtua një anëtar i ri – Shoqata e vullnetarizmit – Qedra e volonterisë Shkup, e cila e publikon Magazinën rinorem elektronike “Voises”