Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele është trup i pavarur rregullues i cili është kompetent për rregullimin e televizioneve, radiove dhe shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë, ndërsa ka kompetenca të kufizuara edhe ndaj operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik (operatorët kabllor) si dhe publikuesit e mediumeve të shtypit.

Në vitin 1997, me formimin e Këshillit të radiodifuzionit si trup rregullues, filloi procesi i rregullimit të pavarur të stacioneve private të radios dhe televizionit si dhe Shërbimit publik të radiodifuzionit, kurse nga janari 2014, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si pasues i tij juridik vazhdoi Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Në kuadër të Agjencisë u vendosën dy organe të reja

Agjencia për Shërbime Mediatike dhe Audoio dhe Audiovizuele (ASHMA) ka detyrim ligjor për të promovuar Arsimimin mediatik. Për ta arritur këtë, ajo, përmes Rrjetit të Arsimimit emdiatik, u lidh me krijuesit e politikës, mediat, edukatorët, organizatat e shoqërisë civile. Disa aktivitete realizohen nga Agjencia në bashkëpunim me anëtarët e Rrjetit ose me aktorët e tjerë, dhe të tjerat realizohen vetë. Procesi i konsultimit dhe bashkëpunimit është gjithmonë i hapur.

Në seancën e 15 -të të mbajtur më 28 mars 2019, Këshilli i Agjencisë miratoi dokumentin Politikë për arsimimin mediatik. Dokumenti u përgatit nga Sekretari i Përgjithshëm i EAVI Paolo Çelot si pjesë e projektit “Forcimi i ekspertizës gjyqësore mbi lirinë e shprehjes dhe medias në Evropën Juglindore (JUFREX”). Para se të miratohej dokumenti, u hap një debat publik mbi tekstin e tij në uebfaqet avmu.mk dhe mediumskapismenost.mk dhe iu dorëzua të gjithë anëtarëve të Rrjetit të Arsimimit mediatik.

Me drejtim të zhvillimit dhe promovimit të arsimimit mediatik, Agjencia me mbështetjen e ekspertëve, ka zhvilluar një Program për inkurajimin e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë, i vlefshëm për periudhën 2016-2018. Në Mars 2019, u miratua një Raport për zbatimin e këtij programi.

mp_al
slika-izvestaj-med.pismenost
slika-programa