Në takimin e tretë publik ASHMA i prezantoi aktivitetet e realizuara për tremujorin e kaluar

 

3.javen sostanok1Shkup, 18.09.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në pajtim me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e realizoi takimin e tretë publik për vitin 2015.

Për realizimin e Programit vjetor për punën e ASHMA foli dr. Zoran Trajcevski, drejtor i Agjencisë i cili në mënyrë të detajuar i arsyetoi aktivitet e realizuara:mbikëqyrjet e realizuara mbi radiodifuzerët, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik dhe mediet e shtypura, si dhe masat e shqiptuara, dhënien e lejeve të reja për emetim televiziv në nivel rajonal, analizën e përpiluar për tregun e shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2014, hulumtimin e realizuar për fushën e radiostacioneve dhe për ndikimin në shikueshmërinë e përgjithshme të stacioneve televizive qe emetojnë program në nivel shtetëror përmes satelitit ose përmes rrjetit publik të komunikimit elektronik dhe të stacioneve televizive që emetojnë program në nivel rajonal dhe atë lokal – për tremujorin e dytë; aktivitetet e realizuara për implementimin e Strategjisë për zhvillim të veprimtarisë radiodifuzive në Republikën e Maqedonisë për periudhën 2013-2017 si dhe aktivitetet në fushën e bashkëpunimit evropian dhe atë ndërkombëtar.

Lidhur me rëndësinë e arsimimit mediatik konteksti për zhvillimin e tij, qëllimet e vendosura me Programin për arsimim mediatik dhe rolin e Agjencisë në ngritjen e vetëdijes, lehtësimin e pjesëmarrjes dhe koordinimin e aktiviteteve për zhvillimin e arsimimit mediatik foli Emilija Janevska, udhëheqëse e sektorit për çështje programore në ASHMA, me ç’rast u fokusua edhe në promovimin e spotit televiziv të internetit “Ku është Gorani?”. Spoti paraqet një adaptim të spotit “Ku është Klausi?” nga organizata gjermane klicksafe.de, përkthimin e të cilit e realizuan të punësuarit e Agjencisë. Sinkronizimi dhe titrat u realizuan nga TV Sitell, të cilët si motiv për pjesëmarrje në këtë proces siç tha përfaqësuesja e tyre Aneta Veterova – Shoshkiq, është vetëdija për nevojën që të mbrohen fëmijët gjatë surfimit në internet.

3-sostanokSpoti përsëri e aktualizoji projektin e Ministrisë për Shoqëri Informative dhe Administratë “Surfo sigurt”, në suaza të cilit është përpiluar softueri për kontroll prindëror të Internetit dhe përmbajtjeve ku qasen fëmijët e tyre. Sic potencoi përfaqësuesi i Agjencisë për komunikime elektronike z. Sinisha Apostoloski, fokusi i këtij projekti është kuptimi i rreziqeve dhe kërcënimeve që mund ti godasin fëmijët dhe të rinjtë në internet, si dhe rekomandimet për zbulimin e tyre në kohë.

Për obligimin për emetimin e programit të krijuar burimor dhe mënyrën e mbikëqyrjes, prezantim realizoi Rubin Taleski, bashkëpunëtor i lartë në departamentin për identitet kulturor, me ç’rast pasoi një diskutim rreth problemeve më të shpeshta të radiodifuzerëve gjatë realizimit të këtij obligimi ligjor.

Në fund të takimit, drejtori Trajcevski potencoi se Agjencia është e hapur për bashkëpunim dhe i ftoi të gjithë radiodifuzerët, mediet e shtypura dhe operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik, si dhe palët tjetra që të japin mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me këto tema, e që do të mund të prezantohen në takimet e ardhshme publike e që janë me interes për mbarë opinionin.


 Qëndrimet dhe mendimet e shprehura dhe qëndrimi i Agjencisë për takimin e tretë publik në vitin 2015 mund ti merni këtu