Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) dhe IREKS ju ftojnë në simpoziumin ndërkombëtar “Ta rikthejmë mbrapsht hapësirën për informata dixhitale“ organizuar në kuadër të projektit të USAID-it për arsimim mediatik “Youth Think”. Manifestimi do të mbahet më 23 shkurt 2023 (e enjte), në Hotel Aleksandar Palas Shkup, me fillim prej ora 09:30.
Rendi i ditës në gjuhën shqipe gjendet në këtë link
ISK po organizon simpoziumin për të hapur një diskutim mbi mënyrën sesi arsimimi mediatik dhe informacioni mund t’i ndihmojë të rinjtë të fitojnë besim në media, por gjithashtu të mësojnë të përdorin mjete të reja mediatike për të ndikuar në ndryshime pozitive sociale.
Folësit (akademikë, aktivistë të rinj, ekspertë në këtë fushë dhe studiues nga SHBA, BE dhe Ballkani Perëndimor) do të nënvizojnë qasjet e ndryshme për studimin e çështjeve kyçe të arsimimit mediatik, arsimimin mbi edukimin mediatik në epokën dixhitale dhe rolin e shkrim-leximi mediatik në promovimin e angazhimit qytetar dhe qytetarisë dixhitale.
Regjistrimi
Për të marrë pjesë në konferencë, duhet të regjistroheni në formularin e regjistrimit jo më vonë se data 20 shkurt, ora 16:00:
E rëndësishme: Për pjesëmarrësit e regjistruar jashtë Shkupit shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen në shumën e biletës së autobusit, vetëm me dorëzimin e faturës dhe biletës për kontroll. Për shkak të fondeve të kufizuara, kostot do të mbulohen në bazë të principit “i pari vjen, i pari shërbeshesh”.
Simpoziumi mbahet në kuadër të projektit të USAID-it për arsimim mediatik, “Youth Think”, të cilin e zbaton IREKS së bashku me Institutin Maqedonas të Mediave (MIM), Institutin për Studime të Komunikimit (ISK) dhe Forumin Arsimor Rinor (MOF). Aktivitetet e projektit janë bërë të mundura me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Për pyetje dhe më shumë informacion rreth ngjarjes, na kontaktoni në bojang@iks.edu.mk dhe maksentievska@iks.edu.mk.