Teknologjitë e reja dhe mediat digjitale po i japin formë botës sot, dhe bashkë me të demokracitë dhe shoqërit tona. Zhvillimi i teknologjisë krijon mundësi dhe kërcënime për mënyrën se si ne e perceptojmë informacionin, poltikat dhe marrëdhëniet. Në dekadat e fundit, arsimimi dhe edukimi mediatik i kanë vënë theks të veçantë të menduarit kritik, nevojës për të kuptuar se si krijohen informacionet dhe si organizohen mediumet. Por, me zhvillimin e teknologjisë dhe platformave të mediave sociale, modelet e krijimit të mediave dhe konsumimit të përmbajtjes mediatike janë tashmë të paqarta.
A mund të na ndihmojë edukimi mediatik të vazhdojmë me ritmin e zhvillimit të teknologjisë, apo arsimi universitar është i gjykuar të jetë gjithmonë një (ose disa) hapa prapa? Si e kanë ridefinuar edukimin mediatik zhvillimi i teknologjisë dhe konsumi i përmbajtjes së mediave digjitale? A është edukimi mediatik kurë për manipulimin dhe dezinformimin? Cili duhet të jetë objekti i hulumtimit dhe analizës në fushën e edukimit mediatik? Si të inkorporojmë rezultatet e kërkimit në praktikë arsimore? Cilat aftësi dhe kompetenca duhet të zhvillohen?
Bashkohuni me ne në diskutimin e këtyre çështjeve gjatë kohës të simpoziumit virtual dyditor i cili do të mbahet drejpërdrejt (nëpërmjet Zoom) më 3 dhe 4 shkurt 2022 në ora 11:00.
Në simpozium do të marrin pjesë akademikë, njerëz që punojnë në këtë fushë dhe studiues të rinj nga SHBA, BE dhe Ballkani Perendimor për të diskutuar mbi arsimimin mediati dhe edukimin mediatik. Duke diskutuar për njohuritë dhe përvojat e tyre, panelistët do të nxjerrin në pah qasje të ndryshme për studimin e çështjeve kyçe të arsimimit mediatik digjital, se si arsimimi mediatik ndikon në shoqëri dhe rolin e edukimit mediatik në promovimin e angazhimit qytetar dhe qytetarisë digjitale.
Regjistrohuni për të ndjekur seancat në linkun: https://bit.ly/3qJ35rM
Për më tepër informacion na kontaktoni bojang@iks.edu.mk ose temenugova@iks.edu.mk.
Simpoziumi mbahet në korniza të projektit të USAID-it për arsimimin mediatik, YouThink, i implementuar nga IREX së bashku me Institutin Maqedonas për media (IМM), Instituti për studime të komunikimit (ISK) dhe forumi arsimor rinor (FAR). Aktivitetet e YouThink janë mundësuar me mbështetjen e popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID).
Agjenda e ngjarjes : https://iks.edu.mk/attach/Drzenje-cekor-so-trendovite-Obrazovanie-za-mediumska-pismenost-vo-se-pobrzata-denesnica-AGENDA-MKD.pdf