Më 29.11.2021., përmes platformës online Zoom, u mbajt takimi vjetor (onlajn) i Rrjetit për arsimim mediatik, i cili mbahet tradicionalisht në kornizat e Ditëve të arsimimit meadiatik. Në takim ishin të pranishëm: Еmilija Petrevska – Каmenjarova (АSHMA), Sasho Bogdanovski (АSHMA), Viktor Stojanov (АSHMA), Маrina Тrajkova (АSHMA), Snezhana Тrpeska (Institut RESIS), Bojan Shashevski (МОF), Daniella Stankovska – Pllaçkoskovska (Аgjencioni për film), Dimitar Dimovski (Fokus Pokus), Gonxhe Jakovlevska (МCMS), Маrina Тuneva (SEMM), Оlga Samarxhiq – Јаnkova (Коnedy Global) dhe Vesna Nikodinoska (МIМ). Në takim u bisedua për pikat si në vijim:
Mbledhja u thirr me këtë Rend dite:
- Konstatim i zgjatjes së mandateve të Snezhana Trpevska, Маrina Тuneva dhe Еmilija Petrevska-Каmenjarova në grupin Koordinativ,
- Konstatim i zgjatjes së mandatit të Emilija Petreska-Каmenjarova si koordinatore e Rrjetit,
- Riaktualizimi i formimit të një grupi pune për edukim filmik,
- Informacion për faqen e re të internetit dhe aktivitete të tjera të ndërmarra gjatë vitit,
- Të ndryshme
- Në lidhje me dy pikat e para të Rendit të ditës, dhe në lidhje me skadimin e mandatit dy vjeçar e tre anëtareve të grupit Koordinativ (Snezhana Trpevska, Маrina Tuneva dhe Emilija Petreska – Каmenjarova) dhe e koordinatores së Rrjetit (Еmilija Petreska – Каmenjarova), në periudhën e kaluar ishte hapur procesi i kandidimit onlajn dhe votim për anëtarë/anëtare të grupit Koordinativ si dhe për koordinatore/koordinator të ri.Kur komunikohej brenda rrjetit, u ra dakort që,nëse ka kandidatë të rinj që aplikojnë -do të votohen në mbledhjen vjetore, dhe nëse s’ka – konsiderohet se koleget rizgjidhen, sërish me një mandat dy vjeçar. Në lidhje me këto pyetje, vetëm përfaqësuesit e MOF dërguan një e-mail ku deklaronin se ofrojnë mbështetje për zgjatjen e mandatit të anëtarëve dhe koordinatores. Nisur nga kjo situatë fiktive, u konstatua se ato u rizgjodhën për një mandat dy vjeçar.
- Sipas pikës së tretë të rendit të ditës që ishte paraparë riaktualizimi i formimit të një grupi pune për edukimin filmik, koordinatorja Emilija Petrevska – Каmenjarova (ASHMA), u kujtoi të pranishmëve dokumentin „Rekomandime për integrimin e konceptit të medias së shkruar në sfera të ndryshme shoqërore“. Rekomandimi kryesor në këtë dokument është organizimi i grupeve të punës në kuadër të Rrjetit, e cila u realizua në vitin 2019 kur u formuan grupet e punës për arsim formal dhe jo formal, për hulumtim dhe për promovimin e Rrjetit dhe tërheqjen e anëtarëve të rinj. Në këtë proces, ishte parashikuar dhe formimi i një grupi tjetër pune – për edukim filmik, e cila në vitin 2019 nuk ishte formuar, për shkak të interesit të pamjaftueshëm nga anëtarët. Të pranishmit u informuan se kishte një ringjadhje të interesit për formimin e këtij grupi, në bashkëpunim me Agjencinë e Filmit.
- Përfaqësuesja e Agjencisë së filmit – Daniela Stankovska – Pllaçkovska, theksoi se edukimi filmik është i ndërthurur me median e shkruar dhe se Agjencia e filmit, si anëtare e Rrjetit, është gati për ta udhëhequr këtë grup dhe për të inicuar e realizuar një sërë projekte. Dmth,siç theksoi ajo, me formimin e grupit për edukim filmik, do të hapet mundësia për projekte ku fëmijët dhe të rinjtë do të ndihmohen për të kuptuar filmin dhe parashikon bashkëpunim me shkollat fillore dhe të mesme në vend. Për më tepër, ky grup do t’i ofrojë dhe do t’i rrjetëzojë mediat, kineastët dhe palët e tjera të interesuara në këtë fushë. Ajo sugjeroi në periudhën në vijim për të inicuar shikueshmëri më të madhe duhet të ftohen palët e interesuara përkatëse që ti bashkohen Rrjetit.
- Bojan Shashevski (МОF) sugjeroi në këtë grup të thirren dhe të hyjnë dhe komunikologët dhe institucione/organizata që punojnë në fushën e arsimit dhe medias së shkruar, si dhe kineastët, organizatorët e festivalit të filmit, kinematë dhe kinotekat e RMV.
Si përfundim për këtë pikë, u ra dakort për formimin e grupeve të tjera të punës, dhe për këtë do t’u dërgohet një e-mail edhe anëtarëve të Rrjetit në të cilën do të shpjegohen qëllimet dhe misioni i grupit për edukimin filmik, dhe në të njëjtën kohë do të ftohen anëtarët të komentojnë për të vendosur se cili prej tyre dëshiron t’i bashkohet grupit.
- Snezhana Trpevske (Instituti RESIS ) theksoi se nevojitet aktivitet më i madh i anëtarëve dhe grupeve të punës brenda Rrjetit gjatë gjithë vitit, për të cilën ajo propozoi dhe bërjen e planit vjetor për punë të grupeve të punës.
- Në kuadër të pikës së katërt të Rendit të ditës, koordinatorja prezantoi pamjen e re të veb faqes së internetit https://mediumskapismenost.mk/ dhe i përkujtoi të pranishmit për aktivitetet e promovimit të Rrjetit për edukimin mediatik:
- Fushata përmes rrjeteve sociale e inicuar nga ASHMA, e cila zgjati 4 muaj, ku kontribuan një numër i madh anëtarësh dhe në kuadër të së cilës ishte promovuar dhe „Manuali i prindërve për kulturën mediatike“ përgatitur nga Instituti RESIS,
- Krijimi i profileve në Rrjet dhe në Twitter dhe Instagram (përveç Facebok), sipas strategjis së komunikimit e zhvilluar në vitin 2020.
- Ai u bëri thirrje anëtarëve të Rrjetit më shpesh dhe në mënyrë më aktive të ndajnë informacione të reja (për projektet e tyre, ngjarjet, botimet, аnaliza…) me qëllim që të arrihet një aktivitet më i madh gjatë vitit (dhe jashtë Ditëve të edukimit mediatik), si dhe për të përdorur https://mediumskapismenost.mk/ si vend për shkëmbim të informacioneve më të reja dhe si burim i resurseve.
- Gjithashtu, u propozua të bëhen ndryshime në Aplikacionin për anëtarësim në Rrjetin për edukim mediatik, i cili do të mundësojë anëtarësim të individëve/individeve në Rrjet.