Më 28.10.2022 (e premte), në ora 17:00, Këshilli i Etikës në Media të Maqedonisë do të mbajë seancë publike online të Komisionit për ankesa, në kuadër të shonjimit të DAM-së, në të cilën do të jenë ankesat aktuale të pranuara nga Këshilli i Etikës në Media.
Komisioni për ankesa shqyrton të gjitha ankesat e pranuara në lidhje me shkeljet e standardeve profesionale dhe etike në mediat e shkruara (shtypi dhe agjencitë e lajmeve), elektronike (TV dhe radio) dhe mediat e internetit në Maqedoni.
Sesionin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: shorturl.at/ajmIK
Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni është organ vetërregullues, mekanizmi i vetërregullimit të të cilit janë vendimet dhe mendimet e Komisionit për Ankesa. Duke përmirësuar kuadrin etik, ai kontribuon në respektimin e standardeve profesionale në përmbajtjet e mediave të publikuara dhe promovon interesin publik si një imperativ të cilit gazetarët duhet t’i shërbejnë.