Edukimi për arsimim mediatik në mjedisin digjital

Në kuadër të projektit „Edukimi për arsimim mediatik në mjedisin digjital“ i cili është implementuar nga Vlera e Dijes Europiane – VDE, në partneritet me Utenos Adolfo Šapokos gimnazija nga Lituania dhe Centre for Educational Integration of Children and Students from Ethnic Minorities nga Bullgaria, u përpunuan pesë video spote të cilat paraqesin formë debati, dedikuar të rinjëve dhe të kuptuarit e tyre për arsimimin mediatik.

Qëllimet kryesore të projektit janë:  pranimi i rolit që mundë ta ketë sistemi arsimor për zhvillimin e arsimimit mediatik – aftësi për qasjen e të rinjëve deri te mediumet, vlersim kritik, krijimin dhe komunikimin me përmbajtje mediatike – në kontekst  me strategji për të mësuar gjat gjith jetës ndaj vendeve partnere; hulumtim aktiv dhe mendim kritik nga mësuesit dhe studentët për projekte që mund ti marin dhe ti krijojnë mediumet; përforcimin e aftësive për arsimim mediatik për nzënësit e të gjitha niveleve.

Video spotet mund ti gjeni në:

MEDIAPLUS
Në kuadër të projektit  „Me mendim kritik deri te qytetarët me aftësi mediatike – KriThink“, Shoqata „Media Plus“ dhe kanal 77, nëpërmjet audio dhe video spoteve e filluan fushatën „qytetar i arsimuar mediatikisht – për nderim pa stres, gjeje lajmin e vërtetë“. Në vazhdim video spoti me këngë rep e përpunuar në kuadër të këtijë projekti.
MEDIAТЕКА
Më poshtë është një lidhje me serinë MediaType të prodhuar nga MIM dhe MRT, dhe transmetuar në MTV1.

GANIMED

Video promovuese për arsimim mediatk dhe mendim kritik

21.02.2019 – Në kuadër të prrojektit „Temë për dilemë“ të ciln e realizon shoqata Ganimed nga Manastiri, në periudhën e kaluar u inqizuan 7 video promovuese, ndërmjet së cilave promovohet arsimimi mediatik dhe mendimi kritik.

Videot janë me karakter edukativ dhe zbavitës, ndërsa si aktorë paraqiten nxënës të shkollave të mesme nga shtatë shkolla të mesme të Komunës së Manastirit. Në periudhën paraprake videot do të jenë të publikuara në programin e televizionit kombëtar TV 21, e cila është edhe partner mediatik në këtë projekt.

Videot e prmovuara duhet të sjellin ngritje të vetëdijes për arsimim mediatik dhe mendim kritik si  te të rinjtë gjithashtu edhe te publiku në përgjithsi.

Videot mund ti shihni në këto linqe:

 

MIM

Fushata e MIM për avancimin e arsimimit mediatik

Instituti maqedonas për mediume prodhoi shtatë video dhe tre radio spote në kuadër të fushatës për avancimin e arsimimit mediatik. Qëllimi i fushatës qytetarët të mësohen me anë kritike ti shohin, analizojnë dhe vlersojnë mesazhet që vijnë nga më shumë mediume, me qëllim që sa më mire të informohen dhe më të angazhuar të marin pjesë në proceset shoqërore.

Linku kryesor në fushatë është doktor Dragan, ekspert-manipulator, i cili me prezantimin e teknikave të shpeshta për manipulim që mund ti shfrytëzojnë mediumet, mundëhet që ta fuqizojë audiencën për të analizuar, njohur dhe dekonstruktuar çdo manipulim të përmbajtjes së mediave.

Fushata është prodhuar në kuadër të projektit „ReForMedia –Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqatave qytetare, institucionet dhe qytetarët për realizimin e reformave në sferën e mediatike “,  që e realizon Instituti maqedonas për mediume në partneritet me  Institutin e paqes nga Ljubljana, Sloveni.  Projekti u financua nga Unioni Europian.

Video dhe radio spotet mund ti shihnë në:

 

Reformator

Serial i ri televiziv “Në emrin tonë”

“Në emrin tonë” – është serial televiziv kushtuar arsimimit mediatik që është realizuar nga Shoqata për kulturë mediatike dhe komunikuese dhe të drejta civile “Reformator” e që emetohet në Lajmet e orës 20:00 në TV 24 Vesti, përgjatë gjashtë të shtuneve, duke filluar nga 25 nëntori 2017.

Qëllimi i projektit është që qytetarët të njihen me procesin e krijimit të përmbajtjeve mediatike për t’u nxitur që me kritikë të përcjellin përmbajtjet që i plasojnë mediumet dhe në mënyrë aktive të kyçen në krijimin e tyre me ç’rast do të kenë rolin e kontrolluesit të mediumeve. Ekspertë të komunikimit, profesorë, aktivistë civil dhe personalitete publike, flasin për parimet që duhet të respektihen gjatë informimit të opinionit lidhur me temat si gjuha e urrejtjes, mbrojtja e të dhënave personale, shkelja e të drejtës për privaci, interesi publik kundrejt interesit të publikut – vënia e mediumeve në tabloide – mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të miturve në internet dhe çka është arsimimi mediatik.

Reformatori e realizoi këtë serial me fitimin e një granti përmes projektit “Arsimimi mediatik në erën e vrullit të informatave: Koalicioni për arsimim mediatik”, që e zbaton Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik në bashkëpunim me Institutin e dallimeve në mediume nga Lonfra dhe gazeta “Nova Makedonija” me përkrahje financiare të Bashkimit Evropian.

Epizodet e emetuara deri më tani mund të merren në :

Çka është arsimimi mediatik

visoka-skolaShkolla e lartë për gazetari

Arsimimi mediatik përmes fjalëve të Medianas 

Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me pubikun, prodhoi pesë video edukative në të cilat përpunohen segmente të ndryshme të arsimimit mediatik. Si personazh kryesor është zgjedhur youtube-istja e re Izabela Pan (Izabela Jakimovska), e cila në rolin e Medianas, në mënyrë simpatike i prezanton konceptet themelore të arsimimit mediati; këshillon se si të sillemi me përgjegjësi ndaj sferës online, si të zbulohen lajmet e rrejshme, çka është lajm (gazetaresk), dhe gjithsesi – si mund të përdoren mediumet për të bërë ndryshim pozitiv të shoqërisë. Videot janë të dedikuara kryesisht për popullësin e re, por janë interesante edhe për të tjerët, sepse janë të dedikuara për ngritjen e vetëdijës lidhur me çështje me interes publik.

Videot janë të përpunuara në kuadër të projektit “Koalicioni për arsimim mediatik”  që realizohet nga Shkolla e lartë në bashkëpunim me Institutin për dallime në mediume nga Londra si dhe gazetën “Nova Makedonija”, me përkrahje të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për këto video:

Konedu Global
Metamorfozis

Аventurat e Joves edhe në gjuhën shqipe

Spote tani më të njohura të EAVI për aventurat e djaloshit Jove ose Xhek, nëpër arsimimin mediatik janë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe. Janë prodhuar nga ana e shoqatave civile Konedu global dhe Metamorfozis, me përkrahje financiare të Ambasadës Britanez.

Аventurë nëpër arsimimin mediatik – shqip 

Për vetëdijen – shqip