
Education for Media Literacy in Digital Environment“ project
Strategic guidelines for general education in media literacy
Analysis of current situation with media literacy of youth in the partner countries
Mapping of projects realized related to media literacy for youth in the partner countries
MIM ka publikuar dy doracakë për arsimimin mediatik
Instituti maqedonas për media ka publikuar dy doracakë për trajnues nga fusha e arsimimit mediatik dhe informimit. Doracaku për gazetarët, nga autorët Dr. Radmilla Rangellov Jusoviq dhe Nedim Krajishnik, është i destinuar për trajnues të cilët do të punojnë dhe do të ligjerojnë arsimiminim mediatik dhe informimin të fëmijëve të moshës së shkollës. Doracaku përmban rekomandime për organizimin e orëve në shkollë, si dhe tema konkrete të cilat janë të lidhura me arsimimin mediatik dhe informimin. Lexo më shum…
KRITINK
Doracak оnline „Me mendim kritik deri te demaskimi i dezinformatave“
Në kuadër të projektit,,Me mendim kritik deri te qytetarët me shkathtësi mediatike – KriTink”, I implementuar nga fondacioni për internet dhe shoqëri „Metamorfozis“ dhe „EUROTINK“ – Qendra për strategji evropiane, ndërsa financiarisht I përmbajtur nga Unioni Evropian, është hartuar një doracak për arsimimin joformal „Me mendim kritik deri te demaskimi i dezinformatave“
Me këtë doracak promovohen metoda të edukimit joformal që në përgjithsi realizohet jashtë procesit arsimor klasik (shkolla shtetërore dhe universitete), në kuadër të aktiviteteve të shoqërisë qytetare. Ky doracak propozon aktivitete të ndryshme që mund të përshtaten si në shkollë ashtu edhe në mjedisin shkollor. Secili aktivitet rendit temat, qëllimet, kohëzgjatjen dhe materialin e nevojshëm.
Doracakun mund ta merni në këtë link

Hulumtim: „Arsimimi mediatik në Maqedoni: përpjekje për të zbatuar arsimin fillor “
Shkolla e lartë e gazetarisë dhe mardhënieve me publikun, me përkrahje të Byros për zhvillim të arsimit e realizoli hulumtimin „Arsimimi mediatik në Maqedoni: përpjekje për implementimin në arsimin fillor“, me qëllim që të përcaktohet se si trajtohet ky concept në planet e mësimdhënies dhe programeve, cilat forma të dijes për arsimim mediatik shfrytëzohen, (materiale didagtike, paisje, kushte hapësinore, e tj.) dhe si është edukimi i kuadrit mësimdhënës për arsimim mediatik.
Arsimimi mediatik në Maqedoni: përpjekje për implementimin në arsimin fillor
Doracak për arsimimin mediatik
Shkolla e lartë e gazetarisë dhe mardhënieve me publikun dhe Instituti për dallime në mediumue nga Londra e përpunuan „Doracakun për arsimim mediatik për të rinjë, për mediume dhe për organizata qytetare“. Në të janë përmbajtur këshilla si gjithë këto grupe mund ta promovojnë arsimimin mediatik.
Doracaku për arsimim mediatik për të rinjë, për mediume dhe organizata qytetare

Publikimet SHGM
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), vazhdimisht siguron rekomandime, doracakë, udhëzues, analiza, hulumtime, që kanë të bëjnë me informimin profesional dhe të përgjegjshëm të mediumeve. Mes tyre, si mjete për mediumet gjatë përhapjes së arsimimi mediatik mund të shërbejnë:
Rekomandimet për rritjen e integritetit dhe profesionalizmit të on-line mediumeve
Rekomandimet për on-line mediume të përgjegjshme
Udhëzues për veprimtari të sigurt të fotoraportimit dhe etikë

Hulumtim për nevojat arsimore të gazetarëve dhe arsimimin mediatik të publikut
Më 1 dhjetor 2016 në Institutin e mediumeve të Maqedonisë (IMM) u realizua një panel diskutim, ku i prezantua raporti i “Hulumtimit për nevoja arsimore të gazetarëve si dhe për arsimimin mediatik të publikut”, që e zbabtoi ekipi i IMM, si pjesë e projektit rajonal “Partneriteti i Evropës Juglindore për zhvillimin e mediumeve”.
“Hulumtimi për nevoja arsimore të gazetarëve dhe arsimimit mediatik të publikut” mund të merret në këtë link
Konferenca “Arsimimi mediatik dhe nevojat arsimore të gazetarëve dhe opinionit”
Më 28 dhe 29 mars në Shkup, në organizim të Institutit të mediumeve të Maqedonisë u realizua një konferencë rajonale „Arsimimi mediatik dhe nevojat arsimore të gazetarëve dhe të opinionit“.
Konferenca u organizua në kuadër të projektit rajonal „Partneriteti për zhvillimin e mediumeve në Evropën Juglindore“, të cilin e zbaton Qendra për gazetari të pavarur nga Rumania, në bashkëpunim me tetë organizatat mediatike nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bulgaria, e me përkrahje të Bashkimit Evropian.

Doracak për Mbrojtjen e të dhënave personale dhe mediumevе
Në kuadër të projektit “Mbrojtja e të dhënave personale dhe mediumeve” të financuar nga programi IPA TAIB 2 të Komisionit Evropian me përkrahje të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, është përpiluar Doracaku – Mbrojtja e të dhënave personale dhe mediumeve. I njëjti mund të merret në këtë link
Udhëzues për prindërit, në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve në internet
Në interes të mbrojtjes së fëmijëve nga qasja në përmbajtje dhe komunikime të pahijshme, si dhe nga keqpërdorimi i të dhënave personale në rrjetet sociale, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Metamorfozis, Fondacioni për internet dhe shoqëri dhe shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, përpiluan Udhëzuesin për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve në internet.
Doracaku mund të merret në këtë link:
Udhëzues për prindër, për mbrojtjen e privacisë dhe të dhënave personale të fëmijëve ne internet