Instituti për Studime të Komunikimit ju fton në promovimin e Fjalorit të Arsimimt Mediatik, i cili do të mbahet të mërkurën, më 31 maj 2023, në ora 12:00 në Qendrën Informative Kulturore (QIK) në Shkup.
Ky botim leksikografik është përpjekja e parë serioze për të sistemuar termat e shfaqura në epokën dixhitale dhe mënyrat e reja të komunikimit, me zhvillimin e medias dhe me shfaqjen e mjeteve dhe aktiviteteve të reja në sferën online. Qëllimi i krijimit të tij është që të përdoret si bazë gjuhësore e unifikuar dhe si udhërrëfyes për të gjithë ata që duan dhe kanë nevojë të informohen në fushën e Arsimimit Mediatik.
Fjalori ofron interpretimin e më shumë se 700 termave në fushën e Arsimimit Mediatik, komunikimit, gazetarisë, gjuhësisë, filozofisë, antropologjisë, drejtësisë, ekonomisë etj. Është në dispozicion si publikim online në gjuhën maqedonase dhe shqipe, dhe për secilin term jepet edhe versioni i tij në anglisht. Për shumicën e termave, jepen informacione shtesë rreth tyre (fakte historike, informacione funksionale, shpeshtësia e përdorimit, karakteristika stilistike, etj.), në mënyrë që përdoruesi të ketë një ide të plotë të vetë termit. Duke qenë se është një çështje specifike ndërdisiplinore, në krijimin e saj morën pjesë 15 teoricienë dhe praktikantë të dëshmuar nga fusha dhe institucione të ndryshme arsimore. Ideja është që edhe në të ardhmen të përditësohet dhe pasurohet ky botim me koncepte të reja.
Instituti për Studime të Komunikimit ka koordinuar procesin e krijimit të Fjalorit të Arsimimit Mediatik në kuadër të projektit të USAID-it për edukimin mediatik “TË rinjtë mendojnë”, i cili zbatohet nga IREX në partneritet me Institutin Maqedonas për Media dhe Forumin Arsimor Rinor.
Ju lutemi pjesëmarjen tuaj ta konfirmoni më së voni deri ditën e martë, 30 maj 2023, duke dërguar mesazh në: temenugova@iks.edu.mk.