Në kuadër të projektit për arsimim mediatik „YouThink“ (USAID), dhe nën organizim të IKS dhe IRKS, më 3 dhe 4 shkurt 2022 do të mbahet Simpoziumi ndërkomëtar për mendim kritik dhe arsimim mediatik. Ngjarja do të mbahet virtuale, në platformën Zoom.
Në simpoziumin do të diskutohet mbi temat lidhur me arsimin për arsimim mediatik në universitetet në Maqedoni, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perendimor, UE dhe SHBA, ndërsa do të diskutohen edhe trendet më të reja ndërkomëtare në procesin arsimor lidhur me arsimimin mediatik.
Në kuadër të simpoziumit, IKS i ftonë të gjithë autorët e interesuar që të paraqesin abstrakte shkencore duke u fokusuar në tema që lidhen me arsimimin mediatik dhe informativ, arsimimin mediatik, të menduarit kritik, mediat digjitale dhe trendet e reja në fusha të ngjajshme. Autorët e zgjedhur do të jenë të ftuar që të përgadisin një punim të plotë i cili do të publikohet në revistë shkencore ndërkombëtare që IKS do ta publikojë në nivel vjetor.
Për më tepër informata në linkun: https://iks.edu.mk/novosti/iks-i-ireks-najavuvaat-megjunaroden-simpozium-za-mediumska-pismenost-i-kritichko-razmisluvanje/