Në kuadër të Ditëve të arsimimit mediatik për fëmijë dhe të rinjtë 2021, më 30 nëntor, u mbajt prezantimi i veprimit hulumtues: „Grupet vulnerabël në sferën publike“, organizuar nga Instituti për hulumtimin e zhvillimit social – RESIS. Po ashtu, në kuadër të aktivitetit u prezantua Manuali për arsimim mediatik për prindër.
Në kuadër të diskutimit më pas, organizatat e shoqërisë civile që punojnë me grupe të ndryshme vulnerabël, iu referuan përvojave dhe pikëpamjeve të tyre lidhur me mbrojtjen e fëmijëve dhe zhvillimin e vetëdijes së tyre për perceptim kritik të përmbajtjeve që i ndeshin në internet.
Si prindërit dhe mësuesit të merren me ndikimin e medias tek fëmijët dhe të rinjtë? Në çfarë duhet t’u kushtojnë vëmendje që në moshë të hershme? Shikoni videon dhe informohuni më shumë.