Shkup, 21.10.2022 – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele me datë 25 tetor 2022 (e martë) do të mbajë konferencë për shtyp, me fillim nga ora 11:00, në të cilën drejtori Dr. Zoran Trajçevski do të hapë Ditët e Arsimimit Mediatik 2022.
Në periudhën nga 25 tetori deri më 1 nëntor nën moton “Mendoni në mënyrë kritike, krijoni gjithë historinë” organizuar nga ASHMA dhe Rrjeti për Arsimim Mediatik, do të mbahen një sërë ngjarjesh (onlajn dhe/ose drejtpërdrejtë) dhe do të transmetohen përmbajtje të veçanta mediatike dhe program filmash, përmes së cilave do të hapen më shumë aspekte të diversitetit në media.
Konferenca për shtyp do të mbahet në hapësirat e Agjencisë – kati i dytë