Nga data 7 deri më 20 tetor produksioni„Fokus Pokus Films“ mbajti një punëtori me titull „Animacioni gjithëpërfshirës” në ambientin e Europe House Shkup dhe Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.
Projekti u mbështet nga Delegacioni i BE-së në Shkup dhe u realizua në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë së Veriut dhe MFF KineNova.


Qëndrimi i shoqërisë sonë ndaj fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara janë në nivel të ulët,të radha janë programet për zhvillimin e aftësive të ndryshme tek këta persona përmes arsimit joformal dhe me këtë mundësia e përfshirjes së tyre në shoqëri është e minimizuar.
Shfaqja e pandemisë Covid i tregoi të gjitha dobësitë e sistemit arsimor.Dhe ndërsa arsimimi për fëmijët tipikë arriti të vazhdonte online,duket se fëmijët me aftësi të kufizuara u harruan.Mentorët u penguan të vinin në shtëpitë e tyre; nuk ekziston platformë e specializuar interneti në të cilën këta fëmijë të mund të vazhdojnë procesin e tyre arsimor,të shoqërohen, për të zhvilluar aftësitë e jetës si ato artistike apo sociale.
Dhe nga këtu është nevoja për realizimin e kësaj punëtorie.
Qëllimi i punëtorisë mbi të gjitha ishte për të siguruar një mjedis pozitiv gjithëpërfshirës, prezantimin dhe shoqërimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe fëmijëve tipikë. Arti nuk është një privilegj, por një e drejtë e fëmijëve me aftësi të kufizuara,dhe nëpërmjet aftësive dhe njohurive që nuk janë të pranishme në plan programin e rregullt shkollor duam të krijojmë mundësi të reja për tu shprehur nëpërmjet kreativitetit,zhvillimit të tolerancës dhe mirëkuptimi mes fëmijëve.


Punëtoria u mbajt në katër seanca, nga dy seanca në javë. Aktivitetet live u mbajtën në Europe House dhe në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut, dhe një seancë u mbajt dhe online.Rëndësi të veçantë për projektin kishte dhe krijimi i shprehisë për komunikim online tek fëmijët me aftësi të kufizuara, dhe njohjen e tyre me mjetet e komunikimit dixhital dhe animacionet.
Ekipi që u përfshi drejtpërdrejtë në të gjitha fazat e ekzekutimit të punëtorisë ishte i përbërë nga animatorë dhe edukatorë specialë.
Teknika që mësuan fëmijët ishte „Kolazhi ndal animacioni“.
Kjo është një teknikë intuitive e animacionit,e cila mund të punohet me qasje më apstrakte, pra, nuk kërkohet përgatitje e veçantë paraprake në lidhje me çdo edukim arti.Me ndihmën e kësaj teknike dhe duke punuar me mentorë jo vetëm që u zhvillua krijimtaria e tyre dhe dashuria për artin dhe industrinë kreative, por gjithashtu ndihmon në rritjen e vetëbesimit të tyre.


Materiali i punuar nga të gjithë pjesëmarrësit në seancë,u zbërthye në tërësi nga ana e mentorëve dhe ky produkt final është prezantuar para pjesëmarrësve në seancën e fundit në formën e një shfaqje kinemaje.
Videjo që u regjistrua në sfondin muzikor të këngës „Ram para ram“ nga „Superxiks“, më pas do t’i jepet grupit(bendit) për t’u përdorur si video e tyre zyrtare.Kështu, projekti do të prekë popullatën më gjërë, me të cilën, pjesëmarrësit do të shohin se ata janë pjesë e një projekti të rëndësishëm,të cilët arritën ta përfundojnë me punën e tyre,përmes një procesi interesant dhe argëtues.
Proekti „Animacioni gjithëpërfshirës“ për fëmijët me aftësi të kufizuara përmes punëtorive të filmit të animuar merr një kontekst më të gjerë.Edhe pse një punëtori zhvillohet në një periudhë të caktuar kohore dhe krijon produktin përfundimtar – аnimacionin – ajo me ndikim e saj nuk mbaron këtu.Përkundrazi, lejon hapësira për të shkruar histori afat gjatë. Produkti në formën e videos jo vetëm që do t’u shfaqet vetë pjesëmarrësve dhe të dashurve të tyre,më vonë do të ketë një premierë dhe para publikut të gjerë me dhe për rritjen e ndërgjegjësimit kolektiv.