Të premten më 9 qershor 2023, në Qendrën Kulturore të të Rinjve, për të dymbëdhjetën herë u mbajt aktivitet për aktivizim social, organizuar nga Radio МОF dhe Forumi Arsimor Rinor „ENGAGE 2023“. Теmat e vitit „ENGAGE“ ishin feminizmi dhe aktivizmi rinor, nga ku aktivistë vendas dhe të huaj shkëmbyen njohuri dhe përvoja lidhur me angazhimin qytetar, kulturën, ndryshimet sociale, të drejtat e njeriut, demokracinë dixhitale, lirinë e fjalës, аktivizmin dhe median.
Nëpërmjet mikrofonit të „ENGAGE 2023“ u ndanë ngjarje (histori) personale frymëzuese nga aktivizmi online, feminizmi dhe të drejtat e punëtorëve, deri te performanca të leximit të poezisë dhe luftën për zë të qytetarëve të margjinalizuar. Aktivistja malazeze Nikolina Paviqeviq, foli për avantazhin e aktivizmit dixhital, në krahasim me atë tradicional. Ajo vuri në dukje shembuj të „Rainbow washing“ – mjet kapitalist i përdorur nga korporatat, ose „Pink washing“, i cili gjithashtu përdoret në formë të mbishkrimeve aktiviste, por në fakt për këtë përdoren (shfrytëzohen) bluza të punuara nga punonjëse të tekstilit në kushte të tmerrshme. Xheraldina Gera Garses nga Ekuadori foli për llojet e ndryshme të aktivizmit të grave në Amerikën Latine. Ajo theksoi se nuk mund të flitet për liri, paqe dhe zhvillim pa pjesëmarrjen dhe zërin e gruas: „Duam të jemi gjallë. Është aktivizm kundër dhunës. Në Amerikën Latine, ne gratë jemi viktima në një mënyrë shumë mizore. Për shembull, në Ekuador, në çdo 23 orë ndodh një femicid. 6 nga 10 gra ishin viktima të dhunës. Amerika Latine konsiderohet rajoni i dytë në botë më vdekjeprurës“. Në „ENGAGE“ performancë poezi feministe lexoi Adelina Теrshani nga Kosova, e cila edhe ajo foli për problemin e feminizmit: „Gratë në Kosovë nuk janë të përfaqësuara mirë në tregun e punës dhe vetëm 20% e grave janë të punësuara. Kryesisht bëjnë punë pa pagesë dhe familja nuk e njeh atë. Shohim që situata po përmirësohet për shkak të të rinjve dhe lëvizjeve feministe. Кјо na bën të ndihemi më mirë dhe e rëndësishme është të jemi të zëshëm sepse e dimë se ndryshimi do të jetë i ngadalshëm“. Кristina Аmpeva nga „Glasen Tekstilec“ shpjegoi se si nga një organizatë e vogël u shndërruan në një faktor ndikues për mbrojtjen e të drejtave të grave që punojnë: „Sot jemi një nga organizatat më aktive kur bëhet fjalë për punëtorët nga i gjithë sektori privat. Jemi më të njohur jashtë vendit. Në Maqedoni i mbajtëm grevat e para pas një periudhe shumë të gjatë, ngritëm kallëzime penale kundër punëdhënësve. Ofrojmë ndihmë juridike falas. Vetëm në kohën e pandemisë KORONA VIRUSIT u dhamë ndihmë mbi 12.000 punëtorëve, duke forcuar kështu legjitimitetin tonë. Gjithashtu, mbi 450 padi të pranuara që nga viti 2014. Ndaj mesazhi është se nuk duhet të heshtni mbi padrejtësitë! Më herët nuk lejohej të flitej për shefat, ndërsa tani tekstilistet inkurajohen“.
Në kuadër të edicionit të ngjarjes së vitit për aktivizëm social „ENGAGE“, të pranishmit morën pjesë edhe në disa punëtori – ripërdorimi i rrobave të vjetra me teknikën e sito print të organizuar nga „Partizanska shtampa“, teknikat e menaxhimit me stresin dhe frymëmarrje me SiFu Predrag Petreski, si dhe teknika për mbijetesë në mal me ekspertë të Klubit Alpinistik „Маqedoni“.
Mbrëmja iu kushtua „ENGAGE: Тhe night“, e cial është marrë nga „Golla Pllanina kolektiv“. Për katër orë të pranishmit shijuan muzikën e grupeve të reja të të rinjve: „КЕМ“, „Zanadu“, „The Ooz“, „Niandra“, „Sivert“ dhe „Rend“.
Nëpërmjet „ENGAGE“, МОF dhe Radio МОF përpiqen të rrisin nivelin e ndërgjegjësimit të qytetarëve, prezencën e tyre dhe veprimin aktiv, si online ashtu edhe në hapësirën fizike.