140 nxënës nga pjesë të ndryshme të vendit vizituan mediat kombëtare, rajonale dhe lokale ku u njohën me punën e gazetarisë, por edhe mënyrën se si mediat ballafaqohen me dezinformatat. Ata qëndruan para kamerave televizive, u ulën “të udhëheqin lajme”, e ndjenë magjinë e radios dhe u argëtuan. Shihni në tre minuta se si shkoi #DitaeMediave2022.
Në Ditën e mediave morën pjesë nxënës nga 13 shkolla nga 10 qytete: Shkupi, Manastiri, Bogdanci, Vallandova, Vinica, Velesi, Gjevgjelia, Dibra, Kumanova dhe Strumica, të cilët i vizituan Radio Televizionin e Maqedonisë, Agjencinë mediatike për Informim (MIA), Radio MOF, TV Sitel, TV 21, TV Vis, TV Tera, dhe TV Plus. Videoja e ngjarjes gjendet në