U PËRKTHYE PUBLIKIMI “ALGORITMA DHE TË DREJTAT E NJERIUT”

Duke marrë parasysh ritmin e shpejtë të ndryshimit teknologjik, zhvillimin e teknikave automatike të përpunimit të të dhënave (algoritme) dhe ndikimin e tyre në të drejtat e njeriut, me kërkesë të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, në kuadër të projektit JUFREKS, është përkthyer në gjuhen maqedonase  Botimi i Këshillit të Evropës “ Algoritmet dhe të drejtat e njeriut.”. Publikimi nuk kërkon të adresojë në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha aspektet që lidhen me ndikimin e algoritmeve mbi të drejtat e njeriut, por synon të nxjerrë në pah disa nga çështjet më të rëndësishme aktuale të të drejtave të njeriut për Këshillin e Evropës, si dhe të marrë në konsideratë alternativat e mundshme rregullatore për të cilat Shtetet Anëtare mund të konsiderojnë për të minimizuar efektet e pafavorshme ose për të mbështetur praktikën e mirë.

BOTIM I PËRKTHYER „DEZINFORMATA DHE FUSHATA ZGJEDHORE“

Duke pasur parasysh fushatën aktuale zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2020, për nevojat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, në kuadër të projektit JUFREKS në gjuhen maqedonaese u përkthye botimi “Dezinfrmata dhe fushata zgjedhore”.

Botimi përmban një përmbledhje të situatës me dezinformimin nga aspekti teknik dhe politik, rekomandime dhe masa për trajtimin e tyre.

 

 

U promovuan infografikët e rinj për arsimim mediatik

Agjencia për shërbime meiatike audio dhe audiovizuele në takimin e tretë publik për vitin 2019 I cili u mbajtë më 24 shtator I promovoi infografikët për arsimim mediatik – Prapa titujve dhe Prapa „lajmeve të rejshme“. Infografikët në format orgjinal në gjuhën angleze i punoi organizata ndërkombëtare EAVI, ndërsa me qëllim qasjes më të madhe në opinion, Agjencia i shtypi në gjuhën maqedone dhe gjuhën shqipe. Më tepër informacione

Video materialet për arsimimin mediatik

Udhëtimi nëpër arsimimin mediatik 3: Privacia dhe përcjellja

Jove bëhet gjithnjë e më i mençur për mediumet dhe i vazhdon avenurat e tij nëpër Ishullin e arsimimit mediatik.
Këtë herë, ai zbulon se është i përcjellur!
Por, kush e përcjell dhe çka mund të bëjë ai në lidhje me këtë?
Zbuloni në video spotin e tretë nga aventura e Joves nëpër arsimimin mediatik.

Përkthimi dhe adaptimi në maqedonisht:
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele
Sinkronizimi: Radio Antena 5
Montimi: TV Shenja

Aventurë nëpër arsimimin mediatik

Spoti u përpilua nga ana e të punësuarve në Agjenci si dhe nga z.Zoran Petrov nga RA Antena 5 i cili e huazoi zërin e tij për personazhin Jove.

Për vetëdijën, çfarë bëjë unë

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele adaptoi edhe një video spot për publik, i cili është i kushtuar arsimimit mediatik, nga cikli i spoteve të organizatës ndërkombëtare EAVI, me titull “Për vetëdijën, çfarë bëjë unë”.

Ku është Gorani?

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele krijoi edhe versionin e adaptuar në gjuhën maqedonase të spotit “Ku është Klausi?” nga organizata gjermane klicksafe.de, përkthimin e të cilit e bënë të punësuarit e Agjencisë, ndërsa sinhronizimi dhe titrimi u realizua nga TV Sitel. Qëllimi është që edhe njëherë të kthehet vëmendja e prindërve ndaj faktit se në RM ekziston softuer që mund ta shfrytëzojnë për kontroll efikas të Internetit dhe përmbajtjeve ku ka qasje fëmiu i tyre. Spoti “Ku është Gorani?” mund të merret në këtë link