FILMI ndikon në mënyrë kulturore, kreative dhe kritike te fëmijët dhe të rinjtë! 2139 nxënës nga 20 shkolla të Shkupit morën pjesë në aktivitetin e realizuar me sukses – Shfaqja falas e filmave tematikë për fëmijët e shkollave fillore (nga VI deri në IX).
Në 8 shfaqje kinemaje që u zhvilluan në tre kinema: Kinemaja Milennium, Cinepleks, Kinoteka shfaqën tre filma me temë evropiane, përkatësisht:
– Filmi italian “Vëllai im ndjek dinosaurët” me regji të Stefano Cipanit
– Filmi danez “Haker” me regji të Paul Berg dhe
– Filmi danez “Ninxha i karikuar” me regji të Torbjorn Kristofersen dhe Anders Matesen
Të tre filmat evropianë si art, por edhe si një ndihmë didaktike, ishin një burim i shkëlqyer për studentët për t’i nxitur dhe sfiduar ata të mendojnë, të ndërgjegjësojnë, si dhe të diskutojnë me bashkëmoshatarët e tyre për temën e një filmi specifik që kanë parë kolektivisht në një sallë kinemaje në një ekran të madh filmi.
Në 6 shfaqje nga gjithsej 8, studentët patën mundësinë pasi shikuan filmat të diskutonin për tre tema të rëndësishme: jeta me një person me aftësi të kufizuar (sindroma Down), paragjykimet, bullizmi, teknologjitë, videolojërat me psikologë dhe atë:
– Ivan Hristov, i cili trajtoi dy tema: jeta me një person me aftësi të kufizuar (sindroma Down), paragjykimet dhe bullizmi.
– Maja Cvetanovska – psikologe dhe hulumtuese me temë: jeta me personin me aftësi të kufizuar (sindroma Down), paragjykimet.
– Elena Petrovska – psikologe, me temë: teknologji, video lojëra
– Ana Blazheva – psikologe, psikoterapiste me temë: bullizmi
Rrjeti i Arsimimit Mediatik falënderon psikologët të cilët përmes bashkëbisedimit me studentët arritën t’i prekin, sfidojnë, si dhe t’i ballafaqojnë me tema specifike dhe të rëndësishme.
Faleminderit edhe për mbështetësit: Agjencia e Filmit, Kinemja Milenium, Cinepleks, Kinematekë e RMV-së dhe shtëpia e shpërndarjes Catavej që mundësoi realizimin e një ideje në një eksperiencë kulturore, kritike dhe krijuese për nxënësit e shkollave fillore.
Grupi Punues i Rrjetit për Arsimim Filmik i vazhdon përpjekjet e tij për të përfshirë filmin si një formë arti me një kod universalisht të kuptueshëm, dhe arsimimin e filmit si një formë e edukimit në arsimin formal (fillor dhe të mesëm).
Vazhdojmë me aktivitete që synojnë shkollat në mënyrë që filmi të jetë pjesë e programeve formale mësimore si një entitet më vete estetik dhe si ndihmës didaktik. Shikoni atmosferën e sotme (01.11.2022) dhe sallën e mbushur plot me njerëz në kinemanë Milenium, ku ndoqën 457 studentë nga SHF “Kuzman Shapkarev”, SHF “Aleksandar Makedonski”, SHF “Nevena Georgieva Dunja” dhe SHF “Kongresi i Manastirit” filmi “e ndoqën filmin” Ninxha i karikuar”.