MEDIAPLUS
Reformator

Serial i ri televiziv “Në emrin tonë”

“Në emrin tonë” – është serial televiziv kushtuar arsimimit mediatik që është realizuar nga Shoqata për kulturë mediatike dhe komunikuese dhe të drejta civile “Reformator” e që emetohet në Lajmet e orës 20:00 në TV 24 Vesti, përgjatë gjashtë të shtuneve, duke filluar nga 25 nëntori 2017.

Qëllimi i projektit është që qytetarët të njihen me procesin e krijimit të përmbajtjeve mediatike për t’u nxitur që me kritikë të përcjellin përmbajtjet që i plasojnë mediumet dhe në mënyrë aktive të kyçen në krijimin e tyre me ç’rast do të kenë rolin e kontrolluesit të mediumeve. Ekspertë të komunikimit, profesorë, aktivistë civil dhe personalitete publike, flasin për parimet që duhet të respektihen gjatë informimit të opinionit lidhur me temat si gjuha e urrejtjes, mbrojtja e të dhënave personale, shkelja e të drejtës për privaci, interesi publik kundrejt interesit të publikut – vënia e mediumeve në tabloide – mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të miturve në internet dhe çka është arsimimi mediatik.

Reformatori e realizoi këtë serial me fitimin e një granti përmes projektit “Arsimimi mediatik në erën e vrullit të informatave: Koalicioni për arsimim mediatik”, që e zbaton Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik në bashkëpunim me Institutin e dallimeve në mediume nga Lonfra dhe gazeta “Nova Makedonija” me përkrahje financiare të Bashkimit Evropian.

Epizodet e emetuara deri më tani mund të merren në :

Çka është arsimimi mediatik

visoka-skolaShkolla e lartë për gazetari

Arsimimi mediatik përmes fjalëve të Medianas 

Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me pubikun, prodhoi pesë video edukative në të cilat përpunohen segmente të ndryshme të arsimimit mediatik. Si personazh kryesor është zgjedhur youtube-istja e re Izabela Pan (Izabela Jakimovska), e cila në rolin e Medianas, në mënyrë simpatike i prezanton konceptet themelore të arsimimit mediati; këshillon se si të sillemi me përgjegjësi ndaj sferës online, si të zbulohen lajmet e rrejshme, çka është lajm (gazetaresk), dhe gjithsesi – si mund të përdoren mediumet për të bërë ndryshim pozitiv të shoqërisë. Videot janë të dedikuara kryesisht për popullësin e re, por janë interesante edhe për të tjerët, sepse janë të dedikuara për ngritjen e vetëdijës lidhur me çështje me interes publik.

Videot janë të përpunuara në kuadër të projektit “Koalicioni për arsimim mediatik”  që realizohet nga Shkolla e lartë në bashkëpunim me Institutin për dallime në mediume nga Londra si dhe gazetën “Nova Makedonija”, me përkrahje të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për këto video:

Konedu Global
Metamorfozis

Аventurat e Joves edhe në gjuhën shqipe

Spote tani më të njohura të EAVI për aventurat e djaloshit Jove ose Xhek, nëpër arsimimin mediatik janë në dispozicion edhe në gjuhën shqipe. Janë prodhuar nga ana e shoqatave civile Konedu global dhe Metamorfozis, me përkrahje financiare të Ambasadës Britanez.

Аventurë nëpër arsimimin mediatik – shqip 

Për vetëdijen – shqip