SHGM

Publikimet SHGM

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), vazhdimisht siguron rekomandime, doracakë, udhëzues, analiza, hulumtime, që kanë të bëjnë me informimin profesional dhe të përgjegjshëm të mediumeve. Mes tyre, si mjete për mediumet gjatë përhapjes së arsimimi mediatik mund të shërbejnë:

IMM

Hulumtim për nevojat arsimore të gazetarëve dhe arsimimin mediatik të publikut

Më 1 dhjetor 2016 në Institutin e mediumeve të Maqedonisë (IMM) u realizua një panel diskutim, ku i prezantua raporti i “Hulumtimit për nevoja arsimore të gazetarëve si dhe për arsimimin mediatik të publikut”, që e zbabtoi ekipi i IMM, si pjesë e projektit rajonal “Partneriteti i Evropës Juglindore për zhvillimin e mediumeve”.

“Hulumtimi për nevoja arsimore të gazetarëve dhe arsimimit mediatik të publikut” mund të merret në këtë link

Konferenca “Arsimimi mediatik dhe nevojat arsimore të gazetarëve dhe opinionit”

Më 28 dhe 29 mars në Shkup, në organizim të Institutit të mediumeve të Maqedonisë u realizua një konferencë rajonale „Arsimimi mediatik dhe nevojat arsimore të gazetarëve dhe të opinionit“.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit rajonal „Partneriteti për zhvillimin e mediumeve në Evropën Juglindore“, të cilin e zbaton Qendra për gazetari të pavarur nga Rumania, në bashkëpunim me tetë organizatat mediatike nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bulgaria, e me përkrahje të Bashkimit Evropian.

DMTP

Doracak për Mbrojtjen e të dhënave personale dhe mediumevе

Në kuadër të projektit “Mbrojtja e të dhënave personale dhe mediumeve” të financuar nga programi IPA TAIB 2 të Komisionit Evropian me përkrahje të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, është përpiluar Doracaku – Mbrojtja e të dhënave personale dhe mediumeve. I njëjti mund të merret në këtë  link

Udhëzues për prindërit, në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve në internet

Në interes të mbrojtjes së fëmijëve nga qasja në përmbajtje dhe komunikime të pahijshme, si dhe nga keqpërdorimi i të dhënave personale në rrjetet sociale, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Metamorfozis, Fondacioni për internet dhe shoqëri dhe shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, përpiluan Udhëzuesin për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve në internet.

Doracaku mund të merret në këtë link:

Udhëzues për prindër, për mbrojtjen e privacisë dhe të dhënave personale të fëmijëve ne internet