DVD-ja e titulluar “Informata, video dhe dokumente tjera për ARSIMIMIN MEDIATIK” është projekti i parë i një pjese të anëtareve të Rrjetit.  I dedikohet shkollave fillore në Maqedoni. Distribucioni i saj është i lejuar nga ana Byrosë për zhvillimin e arsimit, ndërsa realizohet me ndihmën e Ministrisë së Arsimit.

Së bashku me DVD-në, deri te shkollat fillore dërgohen edhe fletushkat e titulluara Për arsimimin mediatik që është përpiluar nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Në to, në një gjuhë të thjeshtë jepen përgjigjet e pytejeve: Çfarë është arsimimi mediatik?, Për kë është i rëndësishëm ai?, Me cilat mediume ka të bëjë?, Pse është i rëndësishëm? dhe se Si të vlerësohen me kritikë përmbajtjet mediatike?

Ganimed

 

Manastir u shënua java e arsimimit mediatik

Në kuadër të projektit “Temë për dilemë”, si pjesë e projektit “Përmes të menduarit kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike – KriTink”, nga data 5 deri më 9 nëntor 2018, për herë të parë me një numër të madh aktivititetesh në Manastir, u shënua java e arsimimit mediatik. Theksi i veçantë ishte te projkti i realizuar nga shoqata Ganimed nga Manastiri së bashku me partnerin mediatik TV 21, ishte te liria e mediumeve, liria e të shprehurit dhe aftësia mediatike si mendim kritik tek të rinjtë.

Projekti filloi me punëtori për nxënësit e shkollave të mesme, duke vazhduar me një garë, kurse gjatë javës mediatike u shpall konkurs në temë “Arsimimi mediatik dhe të menduarit kritik”, në dy kategori: poster me slloganin më të mirë dhe posteri me citatin më të mirë. Më shumë informata në këtë link

Ganimed

 

 

Konkurs i nxënësve të shkollave të mesme në Manastir me temë Arsimimi mediaik dhe të menduarit kritik

Shoqata GANIMED nga Manastiri gjatë dy javëve të kaluara me sukses i ka realizuar shtatë punëtoritë, të parapara për 140 nxënës të shkollave të mesme të Manastirit prej 7 shkollave të këtij qyteti. Punëtoria e fundit u mbajt më 1 nëntor 2018 së bashku me njëzet nxënës të SHMSH “Kuzman Shapkarev” Qëllimi kryesor i këtyre punëtorive është edukimi joformal i shkollarëve të mesëm për arsimimin mediatik, përmes stimulimit të mednimit kritik, pluralizimit të qëndrimeve dhe përhapjes së vlerave demokratike.

Më tepër…

КriTinkАSHMAA

 

Fitues të granteve nga projekti “KriTink e vizituan Аgjencinë

Shkup, 05.11.2018 Fitues të grantit nga programi për grante të vogla, të projektit “Përmes mendimit kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike – KriTink”, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe Eurotink – Qendra për strategji evropiane, më 2 nëntor e vizituan Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Përfaqësuesit e organizatave civile patën mundësi që të njihen me kompetencat e Agjencisës dhe punën e saj të përditshme, projektet ne interes më të gjërë publik dhe mundësinë për parashtrimin e shkresave për punën e radiodifuzerëve, mediumeve të shtypit dhe operatorët kabllor. Theks i veçantë u vë në aktivitetet për zhvillimin e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë, funksionin dhe aktivitetet e Rrjetit për arsimim mediatik, me udhëzimet se si edhe organizatat civile të bëhen pjesë e saj.

Më tepër…

ISK

 

 ISK e paralajmëron Javën kundër lajmeve të rrejshme nga data 12 e deri më 18 nëntor

Instituti për studime komunikuese (ISK) në kuadër të projektit  „Arsimimi për lajmet dhe arsimimin digjital“  të MIM, IKS, SSNM, dhe MDI nga Londra, përgaditën  një sërë trajnimesh, debates, kuize online dhe video, Java kundër lajmeve të rrejshme si pjesë e e cila do të mbahet në periudhën nga 12 deri më 18 nëntor.

Aktivitetet kanë pëe qëllim të nxisin të menduarin kritik dhe të ngrisin vetëdijen për dëmin e lajmeve të rrejshme, manipulimet dhe dezinformatat, që i bëhet tërë shoqërisë.

GANIMED

 

 

Punëtori me shkollarë të mesëm nga shtatë shkolla të mesme nga Manastiri në kuadër të projektit “Temë për dilemë”

Në kuadër të projektit “Temë për dilemë” më 22 tetor 2018 në Manastir, filluan që të realizohen punëtori me shkollarë të mesëm nga shtatë shkollat e mesme të Manastirit. Punëtoritë parashohin arsimimn mediatik të rreth 140 nxënësve të shkollave të mesme nga Manastiri, zgjerimin e arsimit të tyre formal dhe më e rëndësishmja prej gjithave rritja e vetëdijes në kontekst të mendimit kritik dhe selektimit të përmbajtjeve mediatike.

Projektin e realizon Shoqata GANIMED nga Manastiri me partnerin mediatik TV 21 dhe është pjesë e projektit “Përmes mendimit kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike – KriTink” që është realizuar nga Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” dhe “Evrotink” – Qendra për strategji evropiane. Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian.

Më tepër…

 

КriTink

 

 

 Takimi njoftues me grantistët e programmit për grante të vogla nga projekti “Përmes mendimit kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike – KriTink

Në kuadër të programit për grante të vogla nga projekti “Përmes mendimit kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike – KriTink”, më 19 tetor 2018, në Qendrën Civile të resurseve Shkup, u realizua takimi njoftues për grantistët. Në kuadër të takimit, gjashtë grantistët nga gjashtë rajonet e ndryshme planore të Maqedonisë, përmes prezantimit të projekteve të tyre, kishin mundësi që të njoftojn opinionin me to, si dhe të shkëmbejnë ide për zbatimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve.

Në mënyrë shtesë, takimi i shfrytëzua për trajnim në të cilin grantistëve u janë dhënë drejtime për udhëheqjen e projekteve, për planin e monitorimit dhe vlerësimit të aktiviteteve të implementuara, si dhe për mënyrën se si do t’i bëjnë të dukshme projektet për opinionin e gjërë.

Më tepër…

 

MIM ASHMA

Realziohet punëtori në temën “Forcimi i Rrjetit për arsimimin mediatik në R. Maqedonisë përmes shkëmbimit të përvojave”

Më 21 shtator 2018, Instituti i mediumeve të Maqedonisë në bashkëpunim me Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele realizoi punëtori në temën “Forcimi i Rrjetit për arsimim mediatik në R. Maqedoni përmes shkëmbimit të përvojave”. Qëllimi i kësaj ngjarje ishte shkëmbimi i përvojave për strategjitë dhe aktivitetet e nevojshme gjatë planifikimit të projekteve për arsimimin mediatik, si dhe praktikat e mira të dala nga bashkëpunimi ndërmjet faktorëve relevant, me përkushtim ndaj shembullit të Republikës së Irlandës, ku funksionon rrjeti për arsimim mediatik dhe ky koncept ka përkrahje të madhe nga institucionet dhe shoqëria.

Lexo më shum..

KRI THIK

КriТink – projekti për arsimimin mediatik me ftesë për grante të vogla

Më 1 qershor u realizua ngjarja fillestare e projektit “Përmes të menduarit kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike – KriTink” e fondacionit Metamorfozis dhe Evrotink, që do të realizohet gjatë 3 viteve të ardhshme, me përkrahje të Bashkimit Evropian. Qëllimi është që të nxitet bashkëpunim në fushën për zhvillimin e mendimit kritik dhe arsimimit mediatik në frymën e transparencës dhe bashkëpunimit me të gjitha palët e interesuara. Gjatë kësaj u paralajmërua edhe thirrja e parë për 16 grante të vogla, në shumë prej 5-7000 euro për grant, për të cilët mund të paraqiten të gjitha organizatat civile. Paraqitja zgjat deri më 6 korrik 2018, deri në ora 17. vetëm online përmes formularit për aplikim në internet faqen zyrtare të këtij projekti.

Lexo më tepër…

visoka-skolaSHKOLLA E LARTË PËR GAZETARI

U ndanë shpërblimet e konkursit “Shprehu përmes mediumeve”

Në konkursin “Shprehu përmes mediumeve” në temën “Do të doja që në komunën time të…” vendin e parë e fituan një grup nxënësish nga SHMK “Mitko Penxhukliski” Kratovë, vendi i dytë i takoi nxënësit Stefan Mitiq nga Gjimnazi “Orce Nikollov” nga Shkupi, ndërsa vendin e tretë e fitoi Bera Ahmetaj nga SHMTK “Mihajllo Pupin” nga Shkupi Shpërblimet u ndanë më 10 maj 2018, ndërsa konkursi u organizua nga Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie  me publik, në bashkëpunim me Institutin për dallime nga Londra, si dhe gazetën ditore “Nova Makedonija”.

Më tepër…

STRET

Nxënës nga Maqedonia, Kroacia dhe Lituanija mblodhën mjete” përmes auksionit të heshtur të fotografive dhe porosive filantropike”

Të premten (më 4 maj) në Qendrën inovative të Telekomit mbajtur u realizua ngjarja STRET GALA për mbledhjen e fondeve  përmes ankandit heshtur të fotografive. Vizitorët bënë annkand për fotografitë e nxënësve të Shkupit, Rijekës dhe Radvilishkis që ishin pjesë e fushatës “Mirësia është e gjithkund rreth nesh, ne vetëm duhet ta njohin”. Shuma totale e realizuar nga shitja është në vlerë prej 11.200 denarë. Mjetet e mbledhura studentët në mënyrë të pavarur do të vendosin se si do ti dhurojnë ose përdorin, duke aplikuar parimet e qëndrueshmërisë dhe donacioneve strategjike për të cilët kanë mësuar në fazat e mëparshme të projektit. Projektin “Sot nxënës- nesër sipërmarrës përgjegjësë” e  koordinuan Shoqata për Inovacione Sociale “ARNO”, dhe është zbatuar në Maqedoni, Kroaci, Lituani dhe Belgjikë, në kuadër të projektit Erasmus + me përkrahje të Komisionit Evropian. Më tepër informata në linkun:://mim.org.mk/mk/novosti/1087-efikasna-samoregulacija-i-mediumski-pismeni-gragjani-za-odgovorno-komuniciranje-onlajn

Instituti i mediave të Maqedonisë

Vetërregullimi efikas dhe qytetar të arsimuar mediatik për komunikim të përgjegjshëm onlajn

Nxitja e mendimit kritik dhe arsimimit mediatik te shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, ngritjen e kulturës poltike të komunikimit, vetërregullim efektiv dhe të pavarur onlajn dhe zbatim të denjë të ligjeve, janë disa nga propozimet në aspekt të zgjidhjes së problemeve gjatë komunikimit në internet-hasirën, e që u potencuan në konferencën “Të drejtat dhe obligimet gjatë komunikimit në internet”, të mbajtur më 26 prill 2018.

Ngjarja u organizua nga IMM në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, me titull “Forcimi i ekspertizës gjyqësore për lirinë e të shprehurit dhe për mediumet në Evropën Juglindore (JUFREX)”.  Më shumë informata në linkun https://mim.org.mk/mk/novosti/1087-efikasna-samoregulacija-i-mediumski-pismeni-gragjani-za-odgovorno-komuniciranje-onlajn

visoka-skolaSHKOLLA E LARTË PËR GAZETARI

Konkurs për nxënës të shkollave të mesme, për prodhimin më të mirë mediatik “Shprehu përmes mediumeve”

Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik, këto ditë publikoi konkursin për prodhim më të mirë mediatik (fototregim, poster ose video njëminutëshe) të përpunuara nga nxënës të shkollave të mesme në temën “Do të doja që komuna ime të…”. Konkursi zgjatë deri më 29 prill 2018, kurse tri punimet më mirë të plasuara do të fitojnë shpërblime (tablet, celular, kamerë GoPro), ndërsa autorët e 100të punimeve më të mira do të marrin pjesë në kapin veror njëjavor për arsimim mediatik në qershor.

Konkursi është pjesë e aktiviteteve për avancimin e arsimimit mediatik në arsimin e mesëm në Maqedoni, kurse më tepër informata lidhur me kushtet e konkurrimit si dhe formularin për paraqitje mund të gjeni në: http://medium.edu.mk/srednoskolski-medium/izrazi-se-preku-mediumite.

visoka-skolaSHKOLLA E LARTË PËR GAZETARI

Konferencë “Arsimimi mediatik në Maqedoni: brenda ose jashtë arsimit”

Më 22 shkurt 2018 në Shkup u realizua konferenca “Arsimimi mediatik në Maqedoni: brenda ose jashtë arsimit”, në të cilën u theksua nëvoja për trajnime të vazhdueshme të kuadrit mësimor në shkollat fillore dhe ato të mesme. Ngjarja u organizua nga Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik në partneritet me Institutin për dallime në mediume (IDM) nga Londra si dhe gazeta ditore “Nova Makedonija”. Më tepër informata në lidhje me konferencën në këtë link: http://medium.edu.mk

PROMOVOHET DVD PËR ARSIMIMIN MEDIATIK PËR SHKOLLAT FILLORE

 Shkup, 25.01.2018. – Në kuadër të përpjekjeve për nxitjen e zhvillimit të arsimimit mediatik, Agjencia sot promovoi projektin e parë së bashku me disa anëtare të Rrjetit për arsimim mediatik – DVD dedikuar shkollave fillore në Republikën e Maqedonisë.Projekti u financua nga Agjencia, kurse u përkrah nga Byroja për zhvillimin e arsimit, si dhe Ministria e Arsimit e cila në periudhën e ardhshme do të distribuojë DVD-në nëpër të gjitha shkollat në Republikën e Maqedonisë.

Në këtë DVD gjenden materiale, video spotem, Konventa për të drejtat e fëmijëve si dhe fletushka e Avokatit të Popullit në të cilën shpjegohen të drejtat e fëmijëve dhe mënyra se si mund të realizohen ato. Materialet do të shfrytëzohen nga arsimtarët gjatë shtjellimit të temave në lidhje me mediumet, si dhe qëllimi i tyre është që të mësojnë nxënësit se si të pranojnë informatat, si të caktojnë prejardhjen e tyre dhe të ndërtojnë një qasje kritike ndaj përmbajtjeve mediatike.

 „Rëndësia e këtij projekti është e dyfishtë, sepse nga njëra anë mësimdhënësit marrin video materiale konkrete si dhe me shkrim prej të cilave mund të inspirohen dhe që do të mund t’i shfrytëzojnë si mjete bazë me të cilat arsimimin mediatik e fusin në shkollat fillore, kurse nga ana tjetër, bashkëpunimi me Rrjetin jashtë saj fillon të funksionojë” – theksoi drejtori i Agjencisë, d-r Zoran Trajçevski, me rastin e promovimit.

Në këtë event morën fjalë edhe përfaqësuesit e Shkollës së lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik, Konedu Global, Evrotink – Qendra për strategji evropiane dhe Avokati i popullit, të cilët folën për përmbajtjen e materialeve me të cilat dhanë një kontribut për projektin dhe njëherit shprehën kënaqësitë e tyre për bashkëpunimin e deritanishëm. Materialet për DVD-në u siguruan edhe nga ana e Agjencisë, Instituti për mediume në Maqedoni, Metamorfozis, NVO Infoqendra, Transparencë Maqedoni, dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Forumi Rinor

Në fokusin e “Arsimimit mediatik rinor” janë të rinjtë, vetëdija e të cilëve për arsimimin mediatik nuk ekziston ose është në nivel të ulët, por që kanë interes të marrin pjesë në ndarjen kualitative të ideve dhe qëndrimeve të tyre, si dhe të informojnë për ngjarje dhe ndodhi – qëllimi përfundimtar i të cilëve është shkaktimi i ndryshimeve shoqërore.Projekti “Arsimimi mediatik rinor” do të mundësojë tri trajnime gjatë uikendit për 60 të rinjë nga Shkupi, Velesi dhe Tetova dhe një trajnim për organizata civile që do të rezultojnë me produksion të përmbajtjeve edukative për lirinë e të shprehurit te të rinjtë nga bashkësitë e margjinalizuara, pa dallim të gjinisë, etniksë, statusit social dhe identitetit sekusal dhe gjinor. По реализацијата на обуките, учесниците низ процес на менторство ќе работат на креирање на медиумски производи – Pas realizimit të trajnimeve, nxënësit përmes procesit të mentorimit do të punojnë në krijimit të prodhimeve mediatike.

 

Линкови

http://www.nms.org.mk/mk/neevest-povik-za-uchestvo-na-rabotilnici-za-mediumska-pismenost/

http://www.medium.edu.mk/inicijativi-vesti/490-semm-uvazhi-sedum-zhalbi-za-neetichko-novinarstvo-inicirano-od-srednoshkolci

http://www.medium.edu.mk/inicijativi-vesti/489-mladinska-mediumska-pismenost-vo-skopje

http://medium.edu.mk/inicijativi-vesti/487-video-mladinska-mediumska-pismenost-vo-veles

http://www.mladi.mk/kategorii/obrazovanie/neevest-povik-za-uchestvo-na-rabotilnici-za-mediumska-pismenost/

https://www.youtube.com/watch?v=RBTCQnCPATI

https://www.youtube.com/watch?v=49wwlVQYxhs

https://www.youtube.com/watch?v=eaVuyZQrlvA&t=139s

visoka-skolaShkolla e lartë për gazetari

Konferenca “Arsimimi mediatik si parakusht për shoqëri civile aktive”

Më 27 tetor 2016, u realizua konferenca “Arsimimi mediatik si parakusht për shoqëri civile aktive”, në të cilën u prezantua raporti nga hulumtimi “Arsimimi mediatik në Maqedoni: lidhëza që mungon për një shoqëri civile aktive”. Ngjarja u organizua nga Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik në parnteritet me Institutin për dallime në mediume nga Londra dhe me gazetën ditore “Nova Makedonija”, e që u përkrah edhe nga Bashkimi Evropian. Më shumë informata për publikimin, për konferencën dhe për aktivitete dhe informata tjera gjinden në Shkollën e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me publik: http://www.medium.edu.mk/