“Nxnës nga Maqedonia, Kroacia dhe Lituanija mblodhën mjete” përmes auksionit të heshtur të fotografive dhe porosive filantropike”

 

 Shkup, 7 maj 2018- Të premten (më 4 maj) në Qendrën inovative të Telekomit mbajtur u realizua ngjarja STRET GALA për mbledhjen e fondeve  përmes ankandit heshtur të fotografive. Vizitorët bënë annkand për fotografitë e nxënësve të Shkupit, Rijekës dhe Radvilishkis që ishin pjesë e fushatës “Mirësia është e gjithkund rreth nesh, ne vetëm duhet ta njohin”. Shuma totale e realizuar nga shitja është në vlerë prej 11.200 denarë. Mjetet e mbledhura studentët në mënyrë të pavarur do të vendosin se si do ti dhurojnë ose përdorin, duke aplikuar parimet e qëndrueshmërisë dhe donacioneve strategjike për të cilët kanë mësuar në fazat e mëparshme të projektit. Projektin “Sot nxënës- nesër sipërmarrës përgjegjësë” e  koordinuan Shoqata për Inovacione Sociale “ARNO”, dhe është zbatuar në Maqedoni, Kroaci, Lituani dhe Belgjikë, në kuadër të projektit Erasmus + me përkrahje të Komisionit Evropian.

Në këtë event me historitë e tyre të filantropisë dhe përgjegjësisë sociale janë prezantuan dhe “Veprat e vërteta të mirësisë”, “Banka e Ohrit”, “Ballë për Ballë”, “Ushqim për të gjithë” të cilët folën për kontributin e tyre në drejtim të mirësive të bëra për shoqërinë. Eco-magjistari Kristian Shopov përmes truqeve dhe iluzioneve i edukonte dhe argëtonte  të pranishmit duke dhënë porosi për të rinjtë se për një biznes të suksesshëm “biznes të gjelbër” ndonjëherë duhet vetëm një ide e mirë, origjinalitet dhe qëllime të mira.

“Dy vitet e fundit ne kemi punuar me të rinjtë e të tre vendeve, ku kemi folur për sipërmarrjen sociale, rolin e sektorit privat, arsimit …Ajo që kemi mësuar është se rinia absolutisht dhe pa kushte ka nevojë për aftësitë moderne, por dhe pikëpamje më të madhe të gjërave.

Kështu, duke u ofruar të gjitha konceptet (përgjegjësi, sociale, etike) sipërmarrësi, modele të reja të biznesit, shembuj të vërtetë, ne erdhëm te konstatimi se NZS për çdo gjë, si pikë fillestare dhe përfundimtare është filantropia, respektivisht dëshira për të ndihmuar të tjerët. ” deklaroi Irina Janevska nga ARNO, organizata koordinuese e projektit.

 Me fjalim përshëndetëse të pranishmëve ju drejtua edhe Dejan Zlatkovski, nga  Agjencia Nacionale për programet e arsimit dhe mobilitetit Evropian, cili deklaroi se:

“Projekti përpunon tema me dimension të theksuar evropian dhe përballet me sfida të rëndësishme për sistemin tonë arsimor, dhe ajo  është” Si të krijojmë sipërmarrës më të mirë, dhe aq më shumë se si ata të bëhen sipërmarrësit përgjegjshëm? “. Sinqerisht besojmë se rezultatet e këtij projekti do të ndikojnë në përmirësimin e politikave në kuadër të strategjive të synuara dhe se do të kontribuojë në krijimin e programeve të reja dhe më kualitative, bazuar në përvojat evropiane. ”

Fotografiktë që ishin në shitje mund të shihen në faqen e fejsbukut të projektit. Fotografitë nga kjo ngjarje mund të shihen këtu. 

Në këtë ngjarje, disa prej pjesmarrësit shprehën përshtypjet e tyre:

Lucija Bistriroviq (Kroaci, nënëse) për përvojën e saj thotë:  “Gjithmonë kam dashur të ndihmoj njerëzit dhe projekti më dha mundësinë për të mësuar se si. Përveç kësaj, kam takuar njerëz të mrekullueshëm nga Maqedonia dhe Lituania, kam mësuar në lidhje me sipërmarrjen sociale dhe përgjegjësisë korporative sociale, kam praktikuar të folurit publik, duke dhënë intervista në radio dhe TV, por edhe aftësitë për të punuar nën presion.  Me të vërtetë shpresoj se do ta përdor këtë njohuri në jetën time të ardhshme profesionale ”

 Tatjana Gollçeva (Maqedoni, profesoreshë) theksoi:   “Unë mendoj se ky projekt është shumë i dobishëm për brezin e ri dhe edhe pse sinqerisht i përkasin, të themi, popullsisë mesatare, unë personalisht kam fituar njohuri të mëdha për sipërmarrjen sociale.  Jam e lumtur për studentët dhe partnerët e mi, dhe shpresojmë të kontribuojmë për një të ardhme më të mirë jo vetëm në fushën e biznesit dhe parave, por edhe organizatat bamirëse, marrëdhëniet njerëzore dhe sipërmarrjes sociale.”

Luka (Maqedoni, nxënës) “Më pëlqen shumë  ky projekt, sepse kam mësuar se si të punoj në ekip, të respektoj të tjerët dhe të flas në publik. Gjithashtu, kam njoftuar njerëz të ri nga vende tjera”

Vaida Jankuniene (Lituani, profesoreshë) theksoi se se “Shkolla jonë merr pjesë në disa projekte ndërkombëtare.  Projekti STRET ishte diçka e re për ne, sepse dinim shumë pak për sipërmarrjen sociale dhe ndërmarrjet shoqërore. Sot ne mund të shpjegojmë se çfarë është.   Nxënësit mësuan shumë gjëra të reja dhe të dobishme. Përmes projektit, ata fituan një vetëbesim më të madh, kurse vetë aktivitetet kontribuan në krijimin e mendimit pozitiv, kreativ dhe kritik. “