Për Agjencinë

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele është trup i pavarur rregullues i cili është kompetent për rregullimin e televizioneve, radiove dhe shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë, ndërsa ka kompetenca të kufizuara edhe ndaj operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik (operatorët kabllor) si dhe publikuesit e mediumeve të shtypit.

Në vitin 1997, me formimin e Këshillit të radiodifuzionit si trup rregullues, filloi procesi i rregullimit të pavarur të stacioneve private të radios dhe televizionit si dhe Shërbimit publik të radiodifuzionit, kurse nga janari 2014, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele si pasues i tij juridik vazhdoi Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele. Në kuadër të Agjencisë u vendosën dy organe të reja

Në drejtim të zhvillimit dhe promovimit të arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë, Agjencia, me përkrahje të ekspertëve, përpiloi Programin për nxitjen e arsimit mediatik në Republikën e Maqedonisë..

Qëllimet themelore të Programit janë nxitja e vetëdijes për konceptet e arsimimit mediatik, të kontribohet në kuptimin e saj nga ana e qytetarëve dhe të përmirësohen kushtet për pjesmarrje civile dhe demokratike.