Fitues të granteve nga projekti “KriTink e vizituan Аgjencinë

 Shkup, 05.11.2018 Fitues të grantit nga programi për grante të vogla, të projektit “Përmes mendimit kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike – KriTink”, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis dhe Eurotink – Qendra për strategji evropiane, më 2 nëntor e vizituan Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Përfaqësuesit e organizatave civile patën mundësi që të njihen me kompetencat e Agjencisës dhe punën e saj të përditshme, projektet ne interes më të gjërë publik dhe mundësinë për parashtrimin e shkresave për punën e radiodifuzerëve, mediumeve të shtypit dhe operatorët kabllor. Theks i veçantë u vë në aktivitetet për zhvillimin e arsimimit mediatik në Republikën e Maqedonisë, funksionin dhe aktivitetet e Rrjetit për arsimim mediatik, me udhëzimet se si edhe organizatat civile të bëhen pjesë e saj..

 Në takim foli edhe përfaqësuesja e Byros për zhvillimin e arsimit, e cila dha një përshkrim të përmbajtjeve mësmiore dhe temave për arsimimin mediatik në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë, përmbajtjet në lidhje me mediumet në lëndët e tjera mësimore në shkollën fillore dhe atë të mesme si dhe rolin e lëndëve zgjedhore dhe të aktiviteteve projektuese të nxënësve në aspekt të mediumeve

Prezantimet nga ky takim mund të merren në linket:

Оrganizimi dhe kompetencat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Përmbajtjet dhe temat mësimore të arsimimit mediatik në sistemin arsimor të Republikës së Maqedonisë